Fedora Metup nr 6
Përshkrimi
Në vazhdim të takimeve të Fedora Meetup, më 12 nëntor 2016 në orën 16:00 do të takohemi përsëri në ambjentet e Open Labs Hackerspace për aktivitetin e radhës “Fedora Meetup 6”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ti informojmë pjesëtarët e rinj të komunitetit Fedora Albania se si funksionon komuniteti global i Fedora Project. Cili është misioni ynë dhe cilat jane katër karakteristikat e Fedora-s qe e veçojnë nga distrot e tjera. Më shumë informacione rreth spins dhe forumeve të ndryshme në Fedora.
Në axhendë do të përfshihet dhe diskutimi për eventet e ardhshme rreth lokalizimeve dhe Fedora 25 Release Party që të festojmë lançimin e versionit më të fundit të Fedora-s.
Je i ri dhe ke dëshirë të jesh pjesë e komunitetit tonë? Eja dhe bëhu pjesë e aktivitetit për të marrë më shumë informacione rreth këtij sistemi operativ dhe se si mund te kontribuosh që të bëhesh pjesë.
Mos harro të marrësh laptopin me vete.
Detaje
- Kur: 12 nëntor 2016 @16.00
- Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/357811781239560