Fedora Meetup nr 2

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Takohemi sërish në Fedora Meetup 2 për të bashkëbiseduar në lidhje me të rejat që na ofron Fedora 22 Workstation. Gjithashtu do të diskutojmë rreth zhvillimit të komunitetit Fedora në Shqipëri, ku do të njihemi me disa nga mënyrat sesi mund të kontribuojmë për ta bërë Fedoran një sistem operativ të njohur dhe të përdorur gjerësisht.
Do të njihemi më nga afër me faqen wiki të Fedoras, me platformën Zanata ku mund të përkthejmë çdo material mbi Fedora, mailing lists dhe forumet e ndryshme ku mund të marrim informacione ndihmëse etj.

Ju ftojmë të ndajmë së bashku përshtypjet tuaja mbi përdorimin e Fedora dhe të shtrojmë pyetje dhe çështje të ndryshme që mund të përmirësojnë eksperiencën tonë të mëvonshme me këtë sistem operativ. Nëse nuk e keni provuar më parë por doni të tentoni diçka të re, mos harroni laptopin me vete t’ju instalojmë versionin më të fundit.

Detaje

  • Kur: 15 korrik 2015 @17.00
  • Ku: Protik.

Ndërlidhje

Raport i eventit