Fedora Localization Sprint nr.8

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi
Pas një viti të lodhshëm dhe tepër produktiv, komuniteti i Fedora Albania e nis vitin 2017 me eventin e parë të komunitetit në ambientet e Open Labs Hackerspace. Për komunitetin tonë është shumë e rëndësishme që Fedora të përkthehet edhe në shqip, prandaj me ndihmën tuaj në aktivitetin e tetë dedikuar përkthimeve do i afrohemi akoma më shumë përmbushjes së qëllimit që ne kemi dhe për këtë vit.

Gjatë eventit do të përkthejmë në platformën Zanata, që Fedora përdor aktualisht. Meqenëse Fedora përdor GNOME si të paravendosurin e saj, fokusi ynë do të vendoset dhe mbi përkthimin e kësaj platforme, duke përdorur Gtranslator i cili e lehtëson shumë punën duke përdorur skedarët.

Fedora Localization Sprint #8 do të zhvillohet të merkurën më datë 15 shkurt në ambientet e Open Labs Hackerspace në orën 17:00. Nëse edhe ti ke dëshirë të kontribuosh, je mëse i mirëpritur. Nuk ka nevojë për dije teknike, mjafton dëshira e mirë dhe vullneti për të përkthyer.

Mos harro të marrësh laptopin me vete!

Detaje

  • Kur: 15.02.2017 @17:00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit