Fedora Localization Sprint nr.6
Përshkrimi
Lançimi i Fedora 24 na shtyn të punojmë më shumë për përkthimin e plotë të kësaj platforme në gjuhën shqipe.
Gjatë eventeve të mëparshme është arritur të përkthehet rreth 32% e GUI totale të Fedora-s. Meqenëse Fedora përdor GNOME si të paravendosurin e saj, fokusi ynë do të vendoset dhe mbi përkthimin e kësaj platforme, duke përdorur Gtranslator i cili e lehtëson shumë punën duke përdorur skedarët .po.
Për këtë arsye, organizohet eventi i fundit për Fedora para pushimeve të verës, FLS #6, më datën 20 Korrik, në orën 18:00. Ky event do të organizohet në hapësirën e Open Labs Hackerspace. Si përdorues jo anglisht folës i Fedora, nëse dëshironi të përmirësoni përkthimet në gjuhën shqipe tani keni mundësinë më të mirë për të kontribuar! Fedora Localization Sprint (FLS) po organizohet në lidhje me aplikacionet GUI të Fedora 24. Mos harro të marrësh dhe laptopin me vete.
Le të bashkëpunojmë dhe ta bëjmë të suksesshëm këtë aktivitet në mënyrë që të mund ta ofrojmë Fedora edhe në gjuhën shqipe!
Detaje
- Kur: 20 korrik 2016 @18.00
- Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/1149109115130625