Fedora Localization Sprint nr.5

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Përkthimi i Fedorës në gjuhën Shqipe ka ecur mjaft mirë javët e fundit. Gjatë dy eventeve të mëparshme është arritur të përkthehet 100% f24-branch (anaconda) dhe master (anaconda), gati 15 mijë fjalë dhe rreth 2 mijë mesazhe. Këtë event shpresojmë të thyejmë rekorde të reja, meqenëse eventi do të zgjasë 4 orë ku synimi jonë është të arrijmë 10 mijë fjalë dhe 2 mijë mesazhe.
Publikimi i artikullit në lidhje me “Virtual Fedora Activity Day”, i cili u organizua në shumë shtete, pjesë e së cilës ishte dhe Shqipëria, evidentoi nga statistikat e nxjerra se ishim ne që dolëm të parët në përkthimin e Fedorës në gjuhën tonë. Pse të mos e përdorim këtë arritje të përbashkët që të mobilizohemi sërish dhe ta mbajmë këtë “titull” edhe në vazhdimësi. Mos harro të marrësh dhe laptopin me vete!

Detaje

  • Kur: 30 prill 2016 @14.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit