Fedora Localization Sprint nr.4

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Duke parë rritjen e shpejtë të teknologjisë në ditët e sotme, gjuha është bërë një ndër mjetet më të rëndësishme të komunikimit global, ku anglishtja është një nga gjuhët më të përhapura. Promovimi i programeve open source dhe dijes së lirë ka bërë që të vlerësohet gjithnjë e më shumë aksesimi publik dhe liria e veprimit.
Kjo ka bërë që GNU/Linux të njohë një rritje në shpërndarjen e sistemeve operative dhe aksesimin e saj nga të gjithë brezat e shoqërisë.Kërkesa gjithnjë në rritje e resurseve kërkon një lokalizim në të gjitha format e mundshme për ta lehtësuar aksesimin e tyre.
Ne e shohim përkthimin në gjuhën shqipe të Fedora si një domosdoshmëri dhe mendojmë që bashkëpunimi në këtë drejtim do t’ia vlejë në të ardhmen e afërt. Për këtë arsye, organizohet Fedora Localization Sprint #4 në ambientet e Open Labs Hackerspace, pasardhës i vFAD #3 e cila pati rezultate të shkëlqyera ku u arrit të përkthehej një degë e rëndësishme e Fedora 24 e cila do të lançohet gjatë këtij viti.
Si përdorues jo anglisht folës i Fedora, nëse dëshironi të përmirësoni përkthimet në gjuhën shqipe tani keni mundësinë më të mirë për të kontribuar! Fedora Localization Sprint (FLS) po organizohet në lidhje me aplikacionet GUI të Fedora 24.

Merr pjesë në sprint: FLS zhvillohet ditën e premte, 15 Prill, 2016. Nuk jeni të sigurtë se si mund të kontribuoni? Më poshtë po ju japim një listë me disa nga bazat nga ku mund të filloni.

  • Gjeni një listë paketash me prioritet në Wiki.
  • Klikoni në linkun e Zanata para emrit të paketës.
  • Vendosni cilën degë përkthimi do të përdorni,ky synimi kryesor është ‘Master’.
  • Ndiqni hapat e përshkruar në seksionin “Përkthimi”.

Le të bashkëpunojmë dhe ta bëjmë të suksesshëm këtë aktivitet në mënyrë që të mund ta ofrojmë Fedora edhe në gjuhën shqipe!


Detaje

  • Kur: 15 prill 2016 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit