Fedora Localization Sprint nr.3

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Ndër 6 miliardë njerëz në botë, vetëm 339 milion kanë anglishten si gjuhën e tyre të parë. Rëndësia e kësaj gjuhe në biznesin global ka rritur numrin e anglisht folësve, por këta njerëz e përdorin atë si gjuhë të dytë. Prandaj një numër i konsiderueshëm njerëzish preferojnë ti kenë produktet në gjuhën e tyre vendase.
Në grupin e Fedora Globalization (G11n), kjo është ajo çfarë ne përpiqemi të bëjmë. Përpjekjet janë të mëdha dhe bëhen nga të gjithë kontribuesit anë e mbanë botës . Si përdorues jo anglisht folës i Fedora, nëse dëshironi të përmirësoni përkthimet në gjuhën shqipe tani keni mundësinë më të mirë për të kontribuar! Virtual Fedora Activity Day (vFAD) po organizohet në lidhje me aplikacionet GUI të Fedora 24.

Përktheni Fedora në gjuhën Shqipe:
Kohët e fundit u zhvillua një virtual Fedora Activity Day (vFAD) e suksesshme në lidhje me Python porting, dhe tani po mendohet që një aktivitet i tillë të bëhet edhe në lidhje me përkthimet. Përkthimet janë ideale për vFAD, duke pasur parasysh që ka kaq shumë gjuhë dhe kaq shumë kontribues nga pjesë të ndryshme të botës. Megjithëse është një event virtual, nëse ka disa kontribues në të njëjtin vend ato mund të mblidhen dhe të punojnë sëbashku. Ky localization sprint zhvillohet si pjesë e axhendës së Fedora 24. Keni një shanc të mirë për të përfshirë kontributet tuaja në Fedora 24!

Përktheni dhe fitoni badges:
Dëshironi më shumë badges? Ka disa badges të planifikuara për përkthimet e Fedora 24 që do të bëhen gjatë këtij aktiviteti. Badges do të jepen pas përfundimit të aktivitetit, dhe do të ofrohen vetëm gjatë aktivitetit, kështu që sigurohuni të mos e humbisni këtë mundësi për të kontribuar!

Merr pjesë në sprint:
vFAD zhvillohet nga 1-5 Prill, 2016. Nuk jeni të sigurtë se si mund të kontribuoni? Më poshtë po ju japim një listë me disa nga bazat nga ku mund të filloni.

  • Gjeni një listë paketash me prioritet në Wiki.
  • Klikoni në linkun e Zanata para emrit të paketës.
  • Vendosni cilën degë përkthimi do të përdorni , sipas rradhës që pason:
    • a) F24-branch
    • b) Master (nëse f24-branch nuk është available)
  • Ndiqni hapat e përshkruar në seksionin “Përkthimi”.

Kjo është hera e parë që organizohet vFAD në komunitetin e Fedora-s, le të bashkëpunojmë dhe ta bëjmë të suksesshëm këtë aktivitet në mënyrë që të mund ta ofrojmë Fedora edhe në gjuhën shqipe!

Detaje

  • Kur: 4 prill 2016 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit