Fedora 23 Release party
Përshkrimi
Hey miq! Më në fund Fedora 23 është lançuar dhe ne kemi shumë dëshirë të diskutojmë së bashku rreth më të rejave që na sjell ky version i fundit. Si çdo gjashtë muaj komuniteti i Fedora-s na ofron një version të ri të sistemit për Workstation, Server dhe Cloud në mënyrë që ti sherbejë sa më mirë nevojave tona në fusha të ndryshme.
Shumë entuziast për F23 dhe të rejave te tij, ju ftojmë të na bashkoheni në Fedora Release Party të organizuar në ambientet e Open Labs Hackerspace, të shtunën më 14.11.2015 në orën 16:00.
Merrni kompjuterin me vete për një kopje të freskët të Fedora-s dhe nëse nuk mund të prisni kaq gjatë mund ta shkarkoni këtu: https://getfedora.org/, ose nëse tashmë përdorni Fedora ndiqni hapat për ta bërë upgrade.
Dhe si në çdo takim mes miqsh biseda bëhet më e ngrohtë kur ka pije dhe pizza.
Detaje
- Kur: 14 nëntor 2015 @16.00
- Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/763095470467291
- Eventi në Fedora Wiki: https://fedoraproject.org/wiki/Release_Event_F23_in_Tirana,_Albania