Changes

Jump to navigation Jump to search

Bordi Keshillues

12 bytes added, 1 year ago
m
shtova rreshta te ri tek paragrafet
Bordi Këshillues (shkurt BK) është organi këshillues i Open Labs, i cili ka si detyrë dhe mision të ndihmojë anëtarët në marrjen e vendimeve strategjike, ndjekjen dhe zhvillimin e projekteve të cilat synojnë të sjellin progres në përhapjen e kulturës së hapur jo vetëm lokalisht, por edhe më gjerë. Çdo anëtar i BK do duhet të ketë mundësinë që të ofrojë opinione, këshilla dhe konsulencë që të arrijmë qëllimet tona si Open Labs duke dedikuar kohë të mjaftueshme në këtë angazhim. Nga ana tjetër, BK ka në fokus veprimtarinë në nivel macro në respekt dhe të kohës së limituar të anëtarëve të BK, por dhe me qëllim që anëtarët dhe komuniteti OL të kenë hapësirë të angazhohen në aktivitete të së përditshmes, si për shembull mirëmbajtja e hackerspace, dokumentacioni ligjor e financiar etj. Bordi Këshillues përbëhet nga individë të cilët kanë një eksperiencë të gjatë me projekte të ndryshme të cilat janë të lidhura me misionin e organizatës, apo individë që kanë një ekspertizë të lartë në një nga këto fusha. Individët anëtarë të BK janë anëtarët aktiv nga komunitetet përkatëse që kanë në fokus free open source software, privatësinë online, të dhënat e hapura dhe domeinin publik. <br />
Anëtarëve të Bordit Këshillues nuk i ofrohet kompensim financiar dhe angazhohen si të tillë [https://en.wikipedia.org/wiki/Pro_bono pro bono].
BK është një organ i rëndësishëm i komunitetit dhe anëtarëve Open Labs, por nuk ka vendimarrje finale mbi çështjet e parashtruara nga BK. Anëtarët e BK propozohen nga anëtarët e Open Labs, të cilët me votë unanime vendosin nëse një individi do ti propozohet që të bëhet pjesë e BK. Megjithatë, anëtarët e Open Labs marrin me seriozitetin maksimal të gjitha propozimet e BK si dhe i përgjigjen pyetjeve dhe komenteve nga çdo anëtar i BK.<br />
Anëtarë të bordit këshillues nuk mund të jenë kompani, pasi këto të fundit kanë qëllim përfitimin financiar, që bie në kundërshtim me qëllimin kryesor të Open Labs që ka qenë është dhe do jetë ndarja në shoqëri e kulturës dhe teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, privatësia online si dhe fuqizimi i domeinit publik dhe licensave të hapura si Creative Commons. Gjithashtu, e njëjta gjë vlen dhe për institucionet qeveritare që kanë vendimarrje në nivel qeverisjeje vendore apo qendrore brenda dhe jashtë Rep. së Shqipërisë.
689

edits

Navigation menu