Changes

Jump to navigation Jump to search

Rregullore e brendshme per dietat

283 bytes added, 7 months ago
# Për shërbime në një largësi deri në 50 km jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin vetëm shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni.
# Për shërbime në një largësi mbi 50 km jashtë qendrës së punës, kur punonjësi kthehet brenda ditës, trajtimi financiar i tij përfshin dietën ditore, në masën 500 (pesëqind) lekë në ditë, si dhe shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit që dërgohen për shërbime në një largësi mbi 50 km, jashtë qendrës së punës, dhe që zgjatin mbi tri ditë pune, në bazë të programit të miratuar nga bordi ekzekutiv i organizatës tonë.
# Për shërbime në një largësi mbi 100 km, jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin: a) dietën ditore, e cila për çdo punonjës të dërguar me shërbim, llogaritet në masën, si më poshtë vijon: i) 1 000 (një mijë) lekë në ditë, kur punonjësi kthehet brenda ditës; ii) 10 për qind të pagës mujore, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, kur shërbimi zgjat më shumë se një ditë. Për efekt të llogaritjes së dietës, në këtë rast, data e nisjes dhe ajo e kthimit llogariten një ditë e plotë. b) shpenzimet e fjetjes, kundrejt dokumentit tatimor përkatës, të paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo natë; c)shpenzimet e transportit, rastin kur transportinuk realizohet nga vetë ininstitucioni.* Në çdo rast, kur transporti nuk realizohet nga vetë organizata Open Labs, shpenzimet e transportit do të njihen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës.

Navigation menu