Changes

Jump to navigation Jump to search

Rregullore e brendshme per dietat

59 bytes removed, 10 months ago
Punonjësit apo anëtarët e komunitetit Open Labs, të cilët gjatë ditëve zyrtare të punës shkojnë me shërbim jashtë qendrës së organizatës, brenda vendit, trajtohen financiarisht për përballimin e shpenzimeve të shërbimit. Dërgimi me shërbim jashtë qendrës së punës nuk kufizohet në ditët zyrtare të punës. Trajtimi financiar i punonjësve për përballimin e shpenzimeve të shërbimit bëhet i diferencuar, sipas distancës së shërbimit nga qendra e punës (zyra e Open Labs), si më poshtë vijon:
# Për shërbime në një largësi deri në 50 km jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin vetëm shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni.
# Për shërbime në një largësi mbi 50 km jashtë qendrës së punës, kur punonjësi kthehet brenda ditës, trajtimi financiar i tij përfshin dietën ditore, në masën 500 (pesëqind) lekë në ditë, si dhe shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit që dërgohen për shërbime në një largësi mbi 50 km, jashtë qendrës së punës, dhe që zgjatin mbi tri ditë pune, në bazë të programit të miratuar nga bordi ekzekutiv i organizatës tonë. # Për shërbime në një largësi mbi 100 km, jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin: a) dietën ditore, e cilapër cila për çdo punonjës të dërguar me shërbim, llogaritet masën, si më poshtë vijon: i) 1 000 (një mijë) lekë në ditë, kur punonjësi kthehet brenda ditës; ii) 10 për qind të pagës mujore, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, kur shërbimi zgjat më shumë se një ditë. Për efekt të llogaritjes së dietës, në këtë rast, data e nisjes dhe ajo e kthimit llogariten një ditë e plotë. b) shpenzimet e fjetjes, kundrejt dokumentit tatimor përkatës, paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo natë; c) shpenzimet e transportit, rastin kur transportinuk realizohet nga vetë in

Navigation menu