Difference between revisions of "Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2017"

Jump to navigation Jump to search
(→‎Partia Socialiste e Shqipërisë: shtova pergjigjen e PS)
Line 115: Line 115:
=== Partia Socialiste e Shqipërisë ===
=== Partia Socialiste e Shqipërisë ===


'''1. Përdorimi i programeve free open source në administratë'''
* Planifikoni që të promovoni përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) në administratë? Në qoftë se po, si planifikoni që të bëni diçka të tillë?
* A do iniciojë subjekti juaj politik një ligj të dedikuar që imponon përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) nga administrata publike?
* Planifikoni që të promovoni interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë ose/dhe përdorin në Shqipëri softuer kompjuterik me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se po, si planifikoni të bëni dicka të tillë?
** Dëshirojmë të informojmë se nga ana e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, është iniciuar projektligji “Për e-qeverisjen”. Ky projektligj ka qenë në proces konsultimi me grupe të ndryshme të interesit nga muaji shkurt ikëtij viti. Në fazën e parë të konsultimeve janë bërë takime dhe janë marrë sugjerime edhe nga komuniteti i biznesit IT. Sugjerimet e dhëna nga komuniteti IT dhe nga aktorë të tjerëjanë konsideruar në projektligj dhe një pjesë do të plotësohen me kuadrin nënligjor që projektligji parashikon. Aktualisht projektligji “Për e-qeverisjen” është në një proces të dytërishikimi me qëllim reflektimin e sugjerimeve dhe komenteve tëmarra nga disa institucione dhe vijuar më pas me procedurat e miratimit te tij.
** Në lidhje me burimet e hapura, informojmë se projektligji e parashikon këtë në dispozita të vecanta dhe e vendos si parim të rëndësishëm në zhvillimin e e-qeverisjes sikurse jepet më poshtë:
** Me qëllim reduktimin e kostove si dhe promovimin e zhvillimit të ekonomisë së të dhënave, autoritetet publike në ofrimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike udhëhiqen nga parimi i përdorimit të “burimeve të hapura” si dhe ofrimi i “të dhënave të hapura” sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Gjithashtu projektligji parashikon plotësimin me akte nënligjore zbatimin e këtij parimi. Në hartimin e të tyre, ne do mbështetemi në praktikat e mira europiane.


'''2. Evitimi i monopoleve në teknologji'''
* Programet dhe sistemet kompjuterike me kodburim jo të lirë (jo në çmim, por në lirinë që ofrojnë për përdoruesit) modifikohen vetëm me lejen e pronarit të softuerit, pra kompanisë që ka copyright-in e programit kompjuterik. Kykufizim ka zhvilluar monopole, oligopole dhe kartele të shërbimeve/platformave kompjuterike si dhe një varësi absolute nga shitësit e sistemeve me kodburim të mbyllur (proprietary software) në sektorin publik dhe privat. A keni ndërmend të veproni në mandatin tuaj të ardhshëm kundër monopoleve ekzistuese të shërbimeve të kësaj natyre?
** Zhvillimi i konkurencës së ndershme dhe krijimi i hapësirave promovuese për zhvillime inovatore, janë në parimet thelbësore të rregulluara me ligj. Nga ana jonë do të bëhet kujdes për respektimin e këtyre kerkesave ligjore, përmes monitorimit tëkujdesshëm me strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit.


'''3. Respektimi i Standarteve të Hapura të TIK në administratë'''
* Respektimi rigoroz i Standardeve të Hapura në TIK në sektorin publik mundëson konkurrencë më të drejtë midis pjesëmarrësve në tendera të institucioneve publike. E thënë kjo, a jeni dakort me definicionin e Standarteve të Hapura publikuar nga Free Software Foundation Europe fsfe.org/activities/os/def.html?
* Planifikoni të punoni për të arritur respektimin e rreptë të Standardeve të Hapura në sektorin publik? Nëse po, si keni planifikuar që ta arrini këtë?
** Ndajmë të njëjtim mendim me ju, për faktin që respektimi istandardeve të hapura mundëson konkurrencë më të drejtë.Projektligji për e-qeverisjen, parashikon miratimin e standardeve TIK me Vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu synohetrritja e performancës së projekteve TIK përmes miratimit tëstandardeve për projektet TIK me akte nënligjore, supervizimit dhe auditimit të tyre me ekspertë të certifikuar. Kërkesat për ndërveprimin dhe harmonizimin me Kuadrin Europian tëNderveprimit që referohen në fsfe.org/activities/os/def.html, janë të parashikuara në këtë kuadër.
** Në lidhje me standardet TIK për prokurimet publike, ju informojmë gjithashtu se është parashikuar zbatimi i Rregulloressë BE-së, Nr. 1025/2012, “Mbi Standardizimin Europian” qëparashikon dhe kërkesa specifike për standardizimin TIK nëprokurimet publike me qëllim realizimin e ndërveprueshmërisë(EIF).
Këto janë disa nga zhvillimet e pritshme në këtë fushë. Për mëtepër institucioni i MIAP është në konktakt dhe ndjekje tëvijueshme të zhvillimeve që ndodhin në vendet e Bashkimit Europian dhe në botë në fushën e TIK, po ashtu me diskutimet dhe zhvillimet që bëhen në nivelin e ekspertëve të TIK për zhvillime të reja me qëllim adoptimin e praktikave të mira nëvend.
'''4. Free open source në arsim'''
* A ka planifikuar partia juaj që të promovojë përdorimin e softuerit me kodburim të lirë dhe të hapur në arsimin publik?
* A ka për qëllim subjekti juaj të promovojë mësimin e aftësive të transferueshme në ICT, në vend të promovimit të një produkti ose certifikate dijesh të kompanive private specifike?
* A do evitojë subjekti juaj politik aktivitetet promocionale të kompanive softuerike që kanë si qëllim edukimin e brezit të ardhshëm me produkte kompanish dhe jo me koncepte dhe parime teknologjike?
Ne lidhje me free open source ne arsim, zhvillimet ne fushen e-edukimi eshte pjese e rendesishme e zhvillimit dhe programeve tone.
'''5. Mospërdorimi i softuerit jo të lirë në website qeveritare'''
* Shumë institucione të sektorit publik reklamojnë dhe përdorin softuer jo të lirë (proprietary software) në uebfaqet e tyre, si për shëmbull "Adobe Reader", "Microsoft Word", Content Management System me kodburim të mbyllur (jo free open source) ose shërbime cloud nga kompani si "Google" që nuk respektojnë privatësinë e qytetarëve. Cili është mendimi juaj për praktika të tilla, dhe a keni një plan specifik për këtë çështje?
** Respektimi i privatesise se perdoruesve ne komunikimet elektronike eshte nje detyrim ligjor I cdo ofruesi sherbimesh imirerregulluar ne legjislacionin shqiptar. Po ashtu ka institucione te ngritura per mbikqyrjen e respektimit te ketyre detyrimeve ligjore ku cdo qytetar, biznes ka te drejte te ankohet dhe te kerkoje respektimin e tyre.
Ne jemi te ndergjegjshem qe zhvillimet e vrullshme teknologjike, perdorimi masiv i teknologjise jane shoqeruar kudo me sfida te reja ne vecanti ne aspektin e sigurise dhe privatesise ne komunikime. Ne ju informojme se fundmi eshte miratuar nje ligj i ri per sigurine kompjuterike dhe infrastukturat kritike te informacionit. Ne kemi filluar punen per zbatimin e ketij ligji me strukturat pergjegjese. Ne programin e qeverise eshte fuqizimi i kapaciteteve per zbatimin e duhur te masave te sigurise dhe po ashtu e rendesishme eshte parashikimi i masave per rritjen e ndergjegjsimit dhe aftesive TIK per kedo.
'''6. Opinion rreth përgjimeve masive elektronike'''
* Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar nga Edward Snowden (dhe jo vetëm) që qeveritë në pushtet kanë implementuar mekanizma të përgjimit elektronik masiv ose/dhe të pajustifikuar kundrejt qytetarëve. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë, cila do ishte qasja e partisë suaj për përgjimet elektronike masive?
* Cila do jetë qasja e subjektit tuaj kundrejt teknologjive dhe platformave që rrisin privatësinë e qytetarëve si për shembull enkriptimi i komunikimeve elektronike?
* Planifikoni që institucionet arsimore publike të edukojnë të rinjtë me praktika mbrojtjeje kundër përgjimit masiv duke i përfshirë këto dije në kurrikula?
** Sikurse shpjeguam më lart, zhvillimet e vrullshme teknologjike, përdorimi masiv i teknologjisë janë shoqëruar me sfida të reja nëvecanti në aspektin e sigurisë dhe privatësisë në komunikime. Aktualisht në kemi një rregullim specifik ligjor për cështjet e konfidencialitetit në komunikimet elektronike dhe ndalimin e përgjimeve të paligjishme.
Legjislacioni ynë ka të reflektuar praktikën e BE-së për privatësinë në komunikimet elektronike. Për shkak tëzhvillimeve teknologjike dhe në vecanti në cloud computing, Bashkimi Europian ka miratuar një rregullore të re për Mbrojtjen e të Dhënave personale që i fillon efektet nga 2018. Gjithashtu është duke rishikuar rregullat për privatësinë nëkomunikimet elektronike me qëllim harmonizmin me rregulloren e re për Mbrojtjen e të Dhënave personale. Nëprogramin tonë ne do ndërmarrim përmirësimet e duhura ligjore për të rritur Mbrojtjen dhe sigurinë në fushën e TIK bazuar nëpraktikën e BE-së.
Ndajmë të njëjtin opinion se ndërgjegjësimi në këtë fushë ështëshumë i rëndësishëm, ndaj përmirësimi i kurrikulave dhe pasurimi i tyre me elemente të reja edukuese do ketë vëmendjen e vazhdueshme nga ana jonë.
'''7. Liria e Panoramës'''
* Liria e Panoramës ofrohet nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU, por jo nga legjislacioni Shqiptar i të drejtës së autorit. Mungesa e Lirisë së Panoramës (wikipedia.org/wiki/Freedom_of_panorama) në vendin tonë ka sjellë si pasojë që për shumë monumente, foto apo skulptura në vende publike dhe të financuara nga buxheti i taksapaguesve për krijimin e tyre, kërkohet që t'i merret leje autorit për të nxjerrë foto dhe ngarkuar/shpërndarëkëto foto në internet në website si Wikipedia etj. Si mendoni ta rregulloni Lirinë e Panoramës për ambientet publike apo/dhe objekte të financuara nga buxheti i shtetit që kushdo të ketë lirinë që do të shpërndajë këto materiale në internet?
* Planifikoni që të ndryshoni ligjin e të drejtës së autorit që të kemi Freedom of Panorama dhe në Shqipëri?
** Ligji i ri për të Drejten e autorit, no. 35/2016, ka transpozuar midis të tjerash dhe direktivën 2001/29/EC “mbi harmonizimin e disa aspekteve të se drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura mbi shoqërinë e informacionit” duke garantuar sigurine ligjore për mbrojtjen e të drejtave të autorit ne Internet.
Liria e panoramës që ngrihet si shqetësim nga ana juaj, referuar eksperiencave botërore, përfshirë dhe ato të vendeve të BE-sërezulton të jetë e ndryshme.
Aktualisht BE është në proces reformimi të rregullave të IPR në Internet. Ne mendojmë se para konkluzionit për nevojen e ndryshimit ligjor (ligjit nr. 35/2016) duhet bërë një analizë e zbatimit të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi në shtator 2016, dhe mëpas të vlerësohet ku duhen bërë përmirësimet.
'''8. Të dhënat e hapura (Open Data)'''
* Të dhënat e hapura (open data) ashtu sic ato përkufizohen (opendefinition.org/od/1.1/sq) fuqizojnë transparencën e subjekteve publike por dhe lehtësojnë qytetarët, institucionet dhe bizneset në aksesin, përdorimin dhe ndarjen e informacionit në mënyrën më të lehtë të mundshme. Mbi të gjitha janë dhe një detyrim i institucioneve ndaj taksapaguesve pasi përbëjnë informacion publik që duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i përdorueshëm nga të gjithë. A ka planfikuar subjekti juaj politik që të propozojë dhe implementojë politika që imponojnë publikimin e të dhënave publike qeveritare në format të hapur (open data)? Në qoftë se po, cilat do jenë hapat konkrete në këtë fushë?
** Shqipëria është një nga vendet e para që i është bashkuar inicitiativës globale për OGP-në dhe aktualisht është duke punuar për përmbushjen e planit të tretë të veprimit në kuadër tëkësaj iniciative. Angazhimi për qeverisje të hapur e transparente ka qenë në axhendën e qeverisë që në fillim të saj, dhe mbetet pjesë e prioriteteve tona. Qeveria ka miratuar me VKM nr. 147 dt. 18.2.2015 dokumentin e politikave për open data. Po ashtu nështator të vitit 2014, është miratuar ligji nr. 119/2014 Për tëdrejten e informimit” dhe krijuar nje strukture e pavarur qe monitorn zbatimin e tij. Po ashtu është miratuar ligji nr. 146/2014 “Për konsultimin dhe njoftimin publik”.  Në fushën e të dhënave të hapura, Shqipëria merret si model i mirë në rajon. Ne do vijojmë të jemi të angazhuar për të përmirësuar standardet e open data dhe të qeverisjes së hapur në përputhje me angazhimet e marra dhe do punojme për shtrirjen e tyre në tëgjitha nivelet e qeverisjes.
'''9. Censura e informacionit ne internet'''
* Shumë qeveri që janë karakterizuar si jodemokratike kanë bllokuar aksesin në informacion të publikuar në internet. Cila do jetë qasja e subjektit tuaj për këtë cështje?
* Planifikon partia juaj që të censurojë ose të sulmojëplatforma dhe teknologji si shfletuesi TOR apo website që ofrojnë anonimitet sic janë website-et e tipit .onion?
** Kuadri ligjor e rregullator në Shqipëri  garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit përmes aksesit në Internet. Rastet e kufizimit të aksesit në shërbimet e komunikimeve elektronike, që përfshijnë sigurimin e aksesit në Internet janë ato tëpërcaktuara në legjislacionin në fuqi. Sjellim në vëmendje se parashikimet e legjislacionit shqiptar për komunikimet elektronike, dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit janëplotësisht në përputhje me praktikën e Bashkimit Europian (direktiva 2002/58/EC, direktiva 2000/31/EC etj).
Në programin e punës tone për vitin 2018, në kuadër tëproceseve të integrimit është parashikuar dhe transpozimi irregullores së re të BE-së për internetin e hapur, (Rregullorja no.2015/2120/EC).


=== Lista e Barabartë (LIBRA) ===
=== Lista e Barabartë (LIBRA) ===
800

edits

Navigation menu