Si të përdor wikin?

Nga Open Labs Wiki
Shko tek: lundrim, kërko

Si fillim, përgëzime për pozitivitetin për të kontribuar në Wiki të Open Labs pavarësisht se nuk ke asnjë përfitim në qoftë se e bën. Të gjithë do thonin: kapitalizmi 0 - kolektivizmi 1. Nejse, këtu janë hapat për të përdorur platformën wiki të komunitetit:

Krijimi dhe editimi i një artikulli

Nëse dëshiron që të editosh wikin, fillimisht duhet të kesh një llogari[1]
Në rast se ke një llogari, fillimisht bëj sign in[2]
Për të edituar një artikull ekzistues, hap artikullin dhe më pas kliko në Redakto/Edit.[3]
Për të krijuar një artikull të ri, kërko emrin e artikullit dhe kliko ne linkun e kuq. [4]
Nëse bën një artikull, është rregull i pashkruar që të hedhësh referenca. [5] Për të mësuar si, lexo këtë

Personalizimi i llogarisë

Të gjithëve u pëlqen të jenë më të bukurit e botës, kështu që le t'ia fillojmë nga wiki ;)
Askujt nuk i pëlqen që të komunikoj me dikë për të cilin/cilën nuk dimë asgjë. Krijo faqjen tënde ku mund të shprehesh lirshëm tek Përdoruesi:<username yt këtu>. Nje demonstrim i mirë është Redoni
Gjithashtu mos harro të përditësosh preferencat
Ne të sugjerojme të bësh fillimisht këto:

  • Vendos emër (Njerëzit duhet të të njohin, apo jo?)
  • Gjininë
  • Preferencat e emailit


Referencat

  1. Llogaritë krijohen vetëm për anëtarët aktiv të Open Labs për tu mbrojtur nga spam. Nëse je një anëtar dhe nuk ke akoma një llogari, dërgoi një mesazh Borisit, Elios ose Anxhelos në forumin e Open Labs.
  2. Kliko në linkun sipër në të djathtë.Link
  3. Në të djathtë të emrit të artikullit
  4. Krijo llogari.png
  5. Si këto këtu