Red Hat Career Days

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Duke vazhduar me një seancë të dytë Red Hat Career Day që u zhvillua në shtator, këtë të martë do të kemi sërish për një video call të dytë. Kësaj here në fokus do të jetë në veçanti projekti Open Shift që që Red Had ofron për klientët e saj. Pas një përshkrimi shumë të detajuar që u bë në shtator për të gjitha projektet brënda kompanisë, u vendos nga vetë pjesëmarrësit që seancat në vazhdim të përqëndrrohen rreth Open Shift. Duke qenë se kompania tashmë ka menduar një tjetër qasje për këtë produkt, përfshirja e sa më shumë personave të rinj do ishte me shumë vlerë edhe për kompaninë por edhe për zhvillimin personal të personave që do merren me të.

Parapërgatitje për projektin

  • kontribute në projekte open souce: është e rëndësishme që të jesh aktivizuar në plaforma ku publikohet kodi i programeve kopmpjuterike si për shembull GitHub;
  • vizito me kujdes informacionin në https://www.redhat.com/en/jobs;
  • përgatit CVnë;
  • në përgjithësi duke mësuar sa më shumë info rreth Open Shift.

Detaje

  • Kur: 16 janar @ 16:00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: JO;
  • Ka nevojë të kesh dije teknike: PO;
  • Ka nevoje të kesh qënë në eventet e mëparshme: JO.

Organizatorët

  • Redon Skikuli
  • Mariana Balla

Pjesëmarrësit

Do plotësohet gjatë eventit

Raport

Do plotësohet pas eventit==