Pyetje të bëra shpesh

Nga Open Labs Wiki
Shko tek: lundrim, kërko
Other languages:
English • ‎shqip

Si mund të bëhem anëtar?

Për t'u anëtarësuar në organizatën Open Labs, ju duhet të keni kontribuar në të të paktën 3 muajt e fundit dhe duhet të jeni mbi 16 vjeç. Kontributi juaj mund të jetë i të gjitha llojeve, duke nisur që nga pjesëmarrja aktive nëpër eventet që ne organizojmë, organizimi i eventeve nga vetë ju, kontribuimi nëpër projektet që ne kemi, mirëmbajtja e hackerspace etj. Anëtarësimi bëhet duke plotësuar këtë formë dhe në fillim të muajit ju, pasi të jenë bërë verifikimet, do të merrni një konfirmim nqs jeni zyrtarizuar si anëtar apo jo. Pasi ta keni marrë emailin e konfirmimit që jeni pranuar duhet të vini dhe me një mjet verifikimi në takimin e ardhshëm në hackerspace. Çdo vit në muajin shkurt bëhet një ri-aplikim për anëtarët ekzistues dhe ata të rinj për të ndarë anëtarët aktiv nga ata joaktivë.

Çfarë përfitoj nëse bëhem bëhem anëtar?

  • Mund të marrësh pjesë në takimet e anëtarëve ku merren vendime në lidhje me komunitetin.
  • Mund të organizosh evente lidhur me tematikat që trajton Open Labs.
  • Mund të jesh pjesë e grupeve organizative të eventeve siç janë OSCAL, Wikipedia Weekend etj.
  • Keni të drejtën e votës.
  • Mund të përdorni ambjentin e Open Labs edhe kur nuk përdoret për aktivitete lidhur me komunitetin.
  • Mund të perfshiheni në projekte të ndryshme të komunitetit.
  • Mund të merrni libra që ti lexoni nga biblioteka e Open Labs, për një muaj.

Çdokush mund të bëhet pjesë e aktiviteteve?

Çdo person i interesuar mund të bëhet pjesë e aktiviteteve tona, pa patur nevojë për dije teknike. Ne besojmë në të drejtën e çdokujt per t'u informuar dhe për të qenë i lirë në vendimet që ai/ajo merr.

A është hyrja falas?

Po, hyrja dhe pjesëmarrja në eventet tona është pa pagesë.

Ku ndodhet Open Labs?

Open Labs ndodhet në rrugën Pjeter Budi, pallati nr.67, përballë Bar Panorama. Për më tepër informacion klikoni linkun e mëposhtëm ( https://openlabs.cc/sq/kontakt/ )

A duhet të kesh njohuri shumë të avancuara për të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen?

Jo, nuk nevojiten njohuri të avancuara për të marrë pjesë në aktivitetet që ne zhvillojmë, gjithçka që mjafton është dëshira juaj dhe koha e lirë që ju do i dedikoni aktiviteteve dhe projekteve që ne kemi duke marrë njohuri të reja.

Sa të shpeshta janë aktivitetet në Open Labs?

Aktivitetet në Open Labs zhvillohen çdo të mërkurë në orën 18:00 dhe të shtunën në orën 16:00, por ka raste që zhvillojmë aktivitete dhe gjatë ditëve të tjera të javës nëse dy ditët e përmendura më sipër janë të zëna. Nqs ka evente që ju dëshironi të organizoni, mund të shkruani në mailing list për propozimin tuaj dhe të gjeni një datë të lirë në listën e aktiviteteve: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete

Cila është forma e komunikimit që përdorni?

Forma kryesore e komunikimit që ne përdorim është mailing list https://forum.openlabs.cc/ ku për çdo aktivitet që ne organizojmë aty është hapi i parë për ta propozuar, por ne gjithashtu përdorim dhe rrjetet sociale si Facebook, Twitter. Ne inkurajojmë përdorimin e mailing list si një mjet më efikas dhe gjithëpërfshirës për komunikimin tonë.

Si funksionon proçesi i anëtarësimeve?

Në fund të çdo muaji do të mblidhet "Komiteti i Anëtarësimeve", një grup prej tre personash, të cilët do të bëjnë verifikimin e kontributeve tuaja dhe në fillim të muajit pasardhës ata do t'ju kthejnë përgjigje nëse jeni aprovuar apo jo. Komiteti i Anëtarësimeve përbëhet nga Anxhelo Lushka, Mariana Balla dhe Nafie Shehu.

Si mund të ç’regjistrohem si anëtar?

Nëse nuk dëshironi të jeni anëtar i Open Labs mjafton që të dërgoni një email në adresën info@openlabs.cc me kërkesën tuaj.