PreservingTirana

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

PreservingTirana

Përshkrimi i eventit

Projekti PreservingTirana ka lindur si një domosdoshmëri nga një gjëndje alarmante e krijuar në qytetin e Tiranës aktualisht, ku shumë ndërtesa, dëshmitaret e pakta të zhvillimit historik të qytetit dhe identitetit të tij, po bien gradualisht pre e harresës.

Ky projekt u transformua në një Website më ndërveprues I cili është ndërtuar si një platformë me kodburim të hapur. Përmes tij evidentohen në hapsirën e qytetit të Tiranës, disa kategori ndërtesash që në rrjedhën e viteve kanë kaluar në stadin e 'ndërtesave të padëshiruara', të braktisura, jofunksionale, drejt shkatërrimit/të shkatërruara por që mbartin vlera historike dhe arkitektonike. Projekti dhe websit-i është ndërtuar mbi nocionin e ‘Participatory Architecture’, ku plotësimi, përmirësimi, modifikimi i të dhënave aty është I hapur për publikun dhe mund të realizohet në forma nga më të ndryshmet. Link i website këtu: https://preservingtirana.city/

Axhenda

Detaje se shpejti.

Detaje

  • Kur: 10.01.2019, ora 17:00.
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: Do të plotësohet pas eventit.
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: Po (Nëse nuk ke, nuk përbën problem)
  • Ka nevojë të kem qenë në aktivetetet e mëparshme: Jo.

Links

Raport i eventit

Do të plotësohet pas eventit.