Pidora Workshop -Fedora & Raspberry Pi

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Ejani në Open Labs Hackerspace ku do të flasim rreth Pidora, sistemi i operimit Fedora në bordet Raspberry Pi, specifikisht në modelin e parë.
[Pidora] është sistemi operativ Fedora i përshtatur për modelet 1, 2, 3, variantet A dhe B të Raspberry Pi. Versioni më i fundit bazohet në versionin e 20 të Fedora, ndërsa versioni i rradhës pritet të jetë në Fedora 24. Pidora, duke u bazuar në Fedora, është e aftë të bëj çdo gjë që një kompjuter i ditëve të sotme me Fedora mundet.
Raspberry Pi janë borde gjysëm-open source të cilat janë të aftë të ekzekutojnë një sistem operimi. Ata janë aq të vegjël sa që mund të futen në xhep dhe mund të transportohen kudo me lehtësi. Së fundmi është lançuar versioni i 3-të i Raspberry Pi, i cili është aq i fuqishëm sa mund të zëvëndësojë laptopin tuaj të vjetër.
Gjatë eventit do të tregojmë se si të instaloni Pidora në borded e Raspberry Pi, do të flasim rreth Raspberry Pi, Fedora, Fedberry dhe Pidora. Ju ftojmë të na bashkoheni dhe të eksperimentojmë sëbashku me Raspberry Pi dhe Pidora.

Detaje

  • Kur: 20 prill 2016 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit