PhpList Bugsquash Party

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Në Open Labs hackerspace, ditën e shtunë më 20 tetor do të zhvillohet phpList Bug Squash Party, një event për të eksperimentuar me gjuhën PHP në kodin mbi të cilin është themeluar një projekt prej vërteti. Është momenti për të rifreskuar njohuritë tuaja ne PHP dhe të bëheni gati për një festë të këndshme,jo vetëm kodimi, që zgjat gjatë gjithë ditës. Duke filluar që prej orës 10:00 paradite, ftojmë dhe mirëpresim në Open Labs këdo me pak njohuri në PHP ose dëshirën e mirë për të kontribuar në projekt të na bashkohet. phpList është një platformë me kod burim të hapur, e shkruar në PHP, që ofron shërbime email marketing. Gjatë eventit do të ndahet më tepër informacion mbi atë çka phpList bën dhe mënyra për të kontribuar në këtë projekt. Do të ketë një prezantim mbi instalimin e platformës dhe më pas do të eksperimentojmë me zgjidhjen e gabimeve në kodin burim. Nëpërmjet kësaj feste mund t’i vendosni njohuritë tuaja mbi PHP në praktikë dhe të përmirësoni aftësitë tuaja koduese në një projekt të vërtetë duke kontribuar gjithashtu në platformat open source. Një zhvillues programesh nuk mund t’i thotë jo kafes dhe snacksave, kodimit, stikersave dhe T-shirtsave që do të jepen për pjesëmarrësit aktivë 😉 . Çfarë po prisni?

Rreth phpList

PhpList is an open source email marketing platform written in PHP that is designed for the dissemination of information, such as newsletters, news, advertising to list of subscribers.

Detaje

  • Kur: 20.10.2019 @ 10.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace.
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Nevojë të marrësh laptop/tablet me vete: PO;
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO, nuk ka nevojë të kesh marrë pjesë në aktivitete të mëparshme. You will need your laptop, the good will and some php knowledge.

Axhenda

  • TBA

Shënime dhe ndërlidhje


Pjesëmarrësit

Prezantime

Organizatorët

  • Suela Palushi
  • Marinela Gogo
  • Xheni Myrtaj

Media

  • Deklarata për shtyp: do shtohet se shpejti

Mbulimi mediatik

Materialet promocionale

  • Posteri do publikohet së shpejti në Github.

Raport i aktivitetit