PHPList Localization Sprint

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

phpList është një software Open Source për dergimin e email newsletters, fushatave marketing dhe njoftimeve i cili përdoret nëpërmjet një web browser dhe mund të instalohet në serverin tuaj. phpList është Open Source që do të thotë që pas këtij projekti është edhe një komunitet me kontribues nga e gjithë bota të cilët ndihmojnë në zhvillimin, dokumentimin edhe përkthimin e tij.
Të mërkurën, më 1 qershor 2016 ora 18:00, në ambjentet e OpenLabs Hackerspace do të organizohet edhe takimi i parë informal i komunitetit , phpList Localization Sprint #1, për të nisur punën për ofrimin e phpList edhe në gjuhën shqipe.
phpList inkurajon përhapjen e software-it të lirë, kuptimin e metodologjive të tij dhe gjithëpërfshirjen në këtë proçes dhe perkthimi në gjuhë të ndryshme e mbështet mjaft mirë këtë synim. Për këtë arsye ju ftojmë të merrni laptop me vete dhe të na bashkoheni të kontribuojmë për ta sjellë phpList dhe në gjuhën shqipe. Në mënyrë qe të mos kemi vonesa do te ishte mire që të krijoni paraprakisht një account , hapat për krijimin e të cilës mund ti gjeni në : https://resources.phplist.com/translations/start

Pjesëmarrja si gjithmonë është falas për të gjithë.

Detaje

  • Kur: 1 qershor 2016 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit