Organizim Aktivitetesh

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Më poshtë do të gjesh një guidë për hapat që duhen ndërmarrë për organizimin, zhvillimin dhe mbylljen me sukses të një aktiviteti në Open Labs Hackerspace. Jemi një komunitet jo i vogël dhe të gjithë kemi shumëllojshmëri mendimesh, opinionesh dhe pëlqimesh. Për shkak të hierarkisë sonë horizontale, na duhet të vendosim disa hapa bazike për të ndjekur në vijim për të qenë konsistent me komunikimet tona dhe për të evituar konfuzion tek personat e rinj që duan të bashkohen në aktivitetet tona.

Propozim i Aktivitetit

  • Ke ide për një aktivitet? Super! Propozoje në seksionin publik të forumit për të parë nëse ka interes nga njerëzit e tjerë. Hidhi një sy dhe listës së aktiviteteve që kemi për të parë mos përplaset me ndonje datë ose orar të papërshtatshëm. Më pas specifiko një anëtar(e) që organizon aktivitetin (i cili mund të jesh dhe ti nëse je anëtar(e)). Anëtarja/Anëtari organizues i aktivitetit ka përgjegjësinë e ndjekjes së zhvillimit të aktivitetit të përshkruar në këtë faqe Wiki.
  • Gjithashtu, sugjerohet një donacion qiraje për Open Labs 20-150 EUR/dita për çdo aktivitet. Nëse nuk ke mundësi për të patur buxhet për aktivitetin të lutem specifikoje në propozim dhe kërko përdorimin falas të ambientit. Pasi kemi kosto të vazhdueshme, na ndihmon nësë mendon që ka mundësi të tjera financimi në aktivitet (për shembull bileta shtesë me pagesë, donacion për bluza dhe stickers, etj). Natyrisht që aspekti financiar ndryshon nëse aktiviteti ka mbështetje nga një kompani apo jo.
  • Pasi një anëtar(e) ofrohet të organizojë një aktivitet, nevojiten 3 konfirmime nga anëtarësia (përfshirë 1 konfirmim nga një anëtar(e) bordi). Me pas procedohet me planifikimin e aktivitetit. I gjithë ky proces zhvillohet në forumin publik (Shqip ose Anglisht). Aktivitete në Open Labs nuk mund të zhvillohen pa një anëtar/e që organizon aktivitetin.

Wiki

Tani që more dritë të gjelbërt mund të ndyejmë duart. Fillo duke krijuar një faqe në Wiki për aktivitetin duke respektuar shabllonat dhe shkrimin e titujve. Nuk ka nëvojë të jetë perfekte! Shto informacionet bazike. Idealisht detaje të tjera duhen shtuar nga anëtarë të tjerë që mos të të ngelë e gjithë puna ty. Pasi ta kesh krijuar faqen, shto aktivitetin tek lista e aktiviteteve, së bashku me një ndërlidhje me faqen e aktivitetit.

Facebook

Tani të duhet një imazh për aktivitetin në Facebook. Ndiq hapat në guidën për krijimin e imazheve për ta përgatitur. Nëse të duhet ndihmë, shkruaj në forum. Anëtarët kanë të gjithë akses në faqen e Facebook të Open Labs. Krijo një Event të ri në Facebook me të njëjtin titull, përshkrim dhe orar si në faqen e Wiki që krijove në hapin e mëparshëm. Shto gjithashtu dhe imazhin që sapo krijove. Bac u kry! Tani fto miqtë e tu nëse dëshiron.