Opendata.tirana.al Hackathon - Empowered by Open Diversity Project

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

opendata.tirana.al Hackathon, aktivitetit me fokus të dhënat e hapura të qytetit të Tiranës, do të organizohet në ambjentet e Open Labs Hackerspace ku vajzat të cilat janë të përfshira në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm do punojnë për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të. Qëllimi dytësor i aktivitetit është që të tregojmë se si të përdorim të dhëna të papërpunuara të hapura për të krijuar projekte të ndryshme të cilat i shfrytëzojnë në vijim këto të dhëna.

Bashkohu dhe ti me pjesëmarrëset që do të punojnë mbi bugs të portalit e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës opendata.tirana.al dhe do të analizojnë strukturën e portalit dhe të dhënave që janë publikuar, duke shkruar kod, duke hartuar modele për një projekt apo aplikim duke përdorur të dhënat e hapura.

Çfarë është një hackathon

Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe inovatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit do të punojnë për të shkruar aplikime, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të fjalës është një individ me potencial inteligjence dhe kreativiteti. Ai sjell idenë dhe punën e tij me qëllim për ta bërë më të mirë një sistem/shoqëri të caktuar duke e plotësuar, testuar, korrigjuar, përmirësuar apo zgjeruar atë.

Kush mund të marrë pjesë

  • (idealisht vajza) zhvilluese te cilat deshirojne te zhvillojne dijet e tyre teknike;
  • dizajnere grafike te gatshme per te krijuar dizajne miqesore qe mund te transformojne statistikat e merzitshme ne vizualizime qe shpjegojne jeten ne Tirane;
  • vajza me ide kreative qe mund te ndertoje projekte te reja per te ndryshuar menyren se si njerezit ndjejne dhe jetojne ne qytetin e tyre duke perdoruar te dhenat e hapura;
  • aktiviste qe deshirojne te rrisin nivelin e transparences nga institucioni i Bashkise se Tiranes;
  • vajza te apasionuara pas te dhenave qe dine se si te gjejne menyra te reja per te perdorur te dhenat e hapura;
  • urbaniste qe deshirojne te ndajne ekspertizen e tyre dhe te zgjidhe ceshtje reale;

Detaje

  • Kur: 20 maj 2017
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: 20

Axhenda

  1. Hapja e eventit dhe ndarja ne grupe e vajzave
  2. Prezantim te grupeve dhe anetareve te grupit
  3. Mid-term presentations
  4. Diskutime dhe feedback nga mentoret dhe organizatoret
  5. Prezantimi i outputit final

Raport i eventit

Pasi të gjitha vajzat pjesëmarrëse u njohën me platformën opendata.tirana.al u bë identifikimi i disa çështjeve/problemeve ku ato mund të punonin dhe ti përmirësonin. Më pas u bë ndarja në grupe sipas preferencave të vajzave duke u bazuar ne problemet që u parashtruan.

  • Grupi i parë: Xheni Myrtaj, Aulona Kolicaj, Bela Toci

Tema: Bug Tracking System
Përshkrimi: Duke qenë se aplikacioni web ka bugs, lind nevoja e krijimit të një Bug Tracking System. Vajzat krijuan një Bug Tracking System duke përdorur Github, ku çdo përdorues do të ketë mundësinë të raportojë bugs si issues në https://github.com/OpenDataTirana/opendata.tirana.al edhe pa qenë nevoja e të pasurit një llogari në github, me anë të një procesi të automatizuar. Fillimisht kemi krijuan organizatën në github dhe më pas duke qenë se në hackathon koha ishte e kufizuar, realizuan automatizimin e këtij procesi duke e integruar me google form (https://docs.google.com/forms/d/1yNrVbYuDFHJKe-pnghfQDaDkp2p9Osg0DPjv8WZ4nf4/). Automatizimin e realizuan me anë të zapier, i cili është një shërbim online që mundëson integrimin e automatizuar të aplikacioneve të ndryshme web.

  • Grupi i dytë: Sidorela Uku, Anisa Kuci

Tema: Mbledhja e të dhënave në mënyrë efektive
Përshkrimi: Gjetja e një mekanizmi për të mbledhur të dhëna Drejtoritë të ndryshme në varësi të bashkisë mbledhin të dhëna të shumta të cilat ia dërgojnë drejtorisë së statistikave. Për ta bërë më efektive mbledhjen e këtyre të dhënave do të ishte mirë përdorimi i një mekanizmi lehtësues. Vajzat morën si shembull transportin publik dhe inspektimet që i bëhen linjave të tyre. Për të pasur një mbledhje sa më efektive dhe të lehtë të të dhënave për sa i përket linjave të transportit publik në Bashkine e Tiranës është menduar gjetja e një mekanizmi të përdorshëm jo vetëm nga njerëz me dije të avancuara teknike por edhe nga njerëz që nuk kanë medoemos dije teknike, por që gjithsesi trajnohen paraprakisht për hedhjen e saktë të të dhënave. Mekanizmi që ato sugjeruan konsistonte në një aplikacion ODK (https://opendatakit.org/), i cili ofron forma të cilat një person i caktuar i plotëson me të dhëna për një cështje të caktuar, më realisht një inspektor i linjës së autobusave i cili raporton shkeljet, dhe forma dërgohet në server.

  • Grupi i tretë: Jonida Mukaj, Mariana Balla

Tema: Arkivimi i të dhënave dhe të dhënat që mungojnë
Përshkrimi: Evidentimi i kategorive apo i të dhënave që mungojnë dhe mënyra për të vazhduar arkivimin në të ardhmen.
Në një institucion siç është një bashki është shumë e rëndësishme që të gjitha veprimet dhe vendimet e saj të pasqyrohen në një platform publike. Kjo do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për një kategori shumë të gjerë institucionesh, qoftë publike apo private, që të ekzistojë një vend që të dhënat të jenë të grumbulluara dhe të ripërdorshme. Një gjë e tillë do të jepte informacione të përgjithshme dhe të vlefshme për qytetarët. Gjithashtu, kjo do të rriste transparencën në nivel politik pasi askush nuk do të mund të abuzonte me burime publike duke cënuar interesat e qytetarëve pavarësisht partisë që është në pushtet.

Disa nga të dhënat që menduam ne se do ishte me interes për qytetarët të ishin të pasqyruara në portal dhe që për momentin mungojnë janë:

  1. Bujqësia: lista e pyjeve më të dëmtuara (zjarr dhe prerje të jashtëligjshme) dhe numri i fermave blegtorale dhe kafshët në rrethinat e Tiranës.
  2. Sociale: numri i fëmijëve jetim, numri i azileve, shtëpitë sociale dhe vendodhja e tyre, qëndrat shëndetësore dhe vendodhja e tyre, informacione rreth trajtimit të çështjes për qentë e braktisur.
  3. Ekonomia: statistika në lidhje me kompanitë dhe bizneset në qytet dhe llojin e aktivitetit të tyre.
  4. Transporti: numri i aboneve studentore, zonat që janë vendosur më shumë gjoba dhe llojet e shkeljeve, listë me parkingjet falas/ me pagese dhe vendodhja e tyre, listë me parkingjet ose zonat e parkimit që statusi i tyre (falas/me pagesë) ndryshon në varësi të orës gjatë ditës, oraret dhe llojet e mjeteve që ato mund të qarkullojë brënda në Tiranë gjatë natës (kryesisht për kamionët dhe mjetet furnizuese për bizneset) dhe segmentet që ato mund të përshkruajnë, segmentet rrugore që nuk kanë një infrastrukturë të mirë në rrethinat e Tiranës, llojet e transportit publik në rrethinat e Tiranës dhe informacione mbi ato (oraret dhe çmimet), informacione mbi terminalin e autobuzave të veriut të Shqipërisë.
  5. Mjedisi: të dhëna mbi ndotjen në ujin e pijshëm, të dhëna mbi ndotjen e lumit Lana, vendodhjet e koshave për mbetjet e riciklueshme, pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve të riciklueshme.
  6. Kulturë dhe rekreacion: vendodhjet e fushave të sportit dhe parqeve për fëmijë që janë falas.
  7. Infrastruktura: zonat që ka ujë të pijëshëm 24 orë në 24 por edhe zonat që nuk ka ujë të pijëshëm 24 orë në 24, listim të ambjenteve të reja shkollore që janë ndertuar tashmë por edhe atyre që janë ndertuar.
  8. Të tjera: sa nga ankesat e bëra në bashki janë zgjidhur (qoftë shkesërisht qoftë nga aplikacioni Tirana Ime), çfarë llojë ankesash bëhen më së shumti nga qytetarët (cilat janë fushat më problematike), sa nga këto ankesa të bëra nuk janë nën juridiksionin e bashkisë për t'u zgjidhur.

Shënim: Për shumë nga çështjet e mësipërme ekziston një propabilitet shumë i lartë që të mos jenë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës por të nje ministrie të posaçme. Në këtë rast ato të mos merren parasysh.

  • Grupi i katërt: Altea Gjini, Emisa Aliaj, Laura Neli

Tema: Përmirësimi dhe mirëmbajtja teknike e të dhënave
Përshkrimi: Evidentimi dhe përshkrimi i disa pikave kyçe mbi përmirësimin dhe mirëmbajtjen teknike të portalit.
1. Probleme me përshtatjen e faqes në platforma të ndryshme
Propozim: Evidentimi dhe implementimi i breakpoints në faqe

2. Mungesa e përkthimit të faqes në gjuhë të huaja
Informacioni i paraqitur në portal duhet të jetë i lexueshëm dhe për shtetasit jo-shqipfolës të cilët e aksesojnë atë.
Propozim: Gjuha e huaj që u propozua është Anglishtja.

3. Mungesa e certificatës së sigurisë – https://
Portali duhet të implementojë certifikatën e sigurisë sepse në mungesë të saj mund të ndodhë keqpërdorimi i të dhënave sensitive në modulin e logimit/identifikimit.
Propozim: Sigurimi i një certifikate të lartë sigurie prej portalit: letsencrypt.org e cila ofrohet falas por duhet përditësuar.

4. Marrja parasysh e rritjes eksponenciale të të dhënave – server wise
Portali bën të mundur paraqitjen e të dhënave të hapura për Bashkinë e Tiranës drejt qytetarëve. Këto të dhëna priten të zgjerohen në dy boshte: Kategori dhe Versione. Kjo kërkon që kapaciteti i serverit të parashikojë rritjen eksponenciale të të dhënave në ruajtjen, përpunimin dhe paraqitjen e tyre në portal.
Propozim: Implementimi i një arkitekture fizike e cila do të jetë e zgjerueshme; Përfshirja e një sistemi backup, psh: RAID

5. Pamundësia e shkarkimit të disa datave njëkohësisht
Deri në momentin e përpilimit të këtij dokumenti, butoni “Shkarkoji të gjitha“ nxjerr faqen më poshtë.
Propozim: Implementimi i funksionit të butonit “Shkarkoji të gjitha“

6. Probleme me tekstin në grafikë
Propozim: Rregullimi i hapësirave të dedikuara për cdo etiketë.

7. Problemet gramatikore
Propozim: Shkrimi korrekt i gjuhës shqipe.

8. Përditësimi në cdo version të ri të platformës DKAN.
Pjesë e mirëmbajtjes është dhe implementimi i cdo risie i ardhur nga versionet e reja të platformës së përdorur në Open Data Tirana – DKAN.

  • Grupi i pestë: Kristina Millona, Anja Xhakani, Izabela Bakollari

Tema: Prezantimi user-friendly i të dhënave
Përshkrimi: Ndryshimi në prezantimin e të dhënave drejt një formati më user-friendly. Për këtë vajzat menduan për një softuer me kod burimi të hapur për një paraqitje vizuale sa më të lexueshme për përdoruesit. Emri i programit është Charted.co. Gjatë kërkimit të të dhënave statistikore në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës u vu re mungesa e infographics në vizualizimin e këtyre të dhënave për t’i bërë sa më të lexueshme për përdoruesit. Duke e shqyrtuar këtë problematikë, ato menduan disa propozime:

1- Përdorimi i një programi me kod burimi të hapur që do ti konvertojë këto të dhëna nga tabela në grafikë me të dhëna.

Emri i programit për vizualizmin e këtyre të dhënave është Charted.co, një program software me kod burimi të hapur.

2- Shpeshherë ndeshim në artikuj gazetaresk mungesën e referencave për punën e këtij institucioni. Tashmë me aksesimin e këtyre të dhënave të hapura nga Bashkia e Tiranës si edhe vizualizimin e këtyre të dhënave, gazetarët (njëkohësisht edhe përdorues) mund ta tërheqin kodin embed në artikujt përkatës.

  • Grupi i gjashtë: Genta Hoxha, Greta Doci, Aleksander Koko

Tema: Buxheti online
Përshkrimi: U morën me krijimin e një platforme ku Bashkia e Tiranës të paraqesë në online buxhetin e shtetit. Në këtë platformë bashkia propozon një shumë të caktuar për një vit ku këto shpenzime i ndan për disa kategori:

  1. Bujqësi (psh X shumë për blegtorinë apo y shumë për pyje dhe kullota)
  2. Ekonomi (psh të dhënat mbi lejet për ushtrim aktiviteti dhe licenca)
  3. Transport (psh shërbimi i transportit publik, trafiku apo dhe parkimi)
  4. Infrastrukturë (psh investimet në rrugë, ndërtime dhe rikonstruktimi i kopshteve apo shkollave, etj)

Në këtë platformë do të jetë e listuar dhe një kategori tjetër ku aty jepen komente nga gjithësecili, pra njerëzit kanë mundësi të komentojnë rreth këtyre nevojave, nëse janë dakord apo jo me propozimet që paraqet Bashkia e Tiranës. Gjithashtu është dhe mundësia për aprovimin nga bashkia se cili është vendimi që do të marrë në lidhje me pjesën e shpenzimeve.