Opendata.tirana.al Hackathon

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

opendata.tirana.al Hackathoni i dytë me fokus të dhënat e hapura të qytetit të Tiranës, do të organizohet në ambjentet e Open Labs Hackerspace ku pjesëmarrësit të cilët janë të përfshirë në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm, do të punojnë për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të. Aktiviteti vjen si vazhdim i punës së bërë gjatë hackathonit të parë, do vazhdojmë me zhvillimin e temave që u paraqitën duke i përmirësuar ato më tej.

Bashkohu dhe ti me pjesëmarrësit që do të punojnë mbi bugs të portalit e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës opendata.tirana.al dhe do të analizojnë strukturën e portalit dhe të dhënave që janë publikuar, duke shkruar kod, duke hartuar modele për një projekt apo aplikim duke përdorur të dhënat e hapura.

Temat ku mund të përfshihesh

  • Tema 1: Bug Tracking System
  • Tema 2: Mbledhja e të dhënave në mënyrë efektive
  • Tema 3: Arkivimi i të dhënave dhe të dhënat që mungojnë
  • Tema 4: Përmirësimi dhe mirëmbajtja teknike e të dhënave
  • Tema 5: Prezantimi user-friendly i të dhënave
  • Tema 6: Buxheti online

Për më tepër detaje rreth temave klikoni në: opendata.tirana.al Hackathon - Empowered by Open Diversity Project;

Kush mund të marrë pjesë

  • zhvillues te cilët dëshirojnë të zhvillojnë dijet e tyre teknike;
  • dizajner grafikë të gatshëm për të krijuar dizajne miqësore që mund të transformojnë statistikat e mërzitshme në vizualizime që shpjegojnë jetën në Tiranë;
  • vajza/djem me ide kreative që mund të ndërtojnë projekte të reja për të ndryshuar mënyren se si njerëzit ndjejnë dhe jetojnë ne qytetin e tyre duke përdoruar të dhënat e hapura;
  • aktivistë që dëshirojnë të rrisin nivelin e transparencës nga institucioni i Bashkisë së Tiranës;
  • vajza/djem të apasionuar pas të dhënave që dinë se si të gjejnë mënyra të reja për të përdorur të dhënat e hapura;
  • urbanistë që dëshirojne të ndajnë ekspertizën e tyre dhe të zgjidhin cështje reale;

Këtë herë eventi nuk do u dedikohet vetëm vajzave, por edhe djemtë mund të marrin pjesë.

Apliko per tu bërë pjesë: https://goo.gl/forms/YtNaqBHf0vWnCyp23

Detaje

  • Kur: 17 qershor 2017
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: 20

Axhenda

  1. Hapja e eventit
  2. Prezantim te grupeve dhe anetareve te grupit
  3. Mid-term presentations
  4. Diskutime dhe feedback nga mentoret dhe organizatoret
  5. Prezantimi i outputit final

Raport i eventit

Duke qënë se ky aktivitet ishte vazhdim i hackathonit të parë shumica e pjesëmarrësve ishin tashmë të familjarizuar me platformën opendata.tirana.al dhe gjithashtu me punën që duhet të bënte secili grup.

  • Grupi i parë: Bela Toci, Tedi Skenduli, Xheni Myrtaj, Aulona Kolicaj

Tema: Bug Tracking System
Përshkrimi: Bug Tracking System është procesi i përdorur për raportimin e problemeve dhe sugjerimeve për përmirësime. Këto probleme mund të kenë lidhje me

  1. funksionalitetin e faqes si p.sh. mosngarkimi i një imazhi apo mbishkrimi,
  2. ndërfaqen si p.sh. mosfunksionimi i një butoni,
  3. performancën si p.sh ngarkimi i ngadaltë i elementëve të portalit etj.

Ky proces do të aplikohet mbi të dhënat e bashkisë së Tiranës duke marrë në shqyrtim website-in opendata.tirana.al. Mendojmë që çdo person që do të ketë akses në portalin në fjalë do të ketë mundësinë të raportojë një bug në faqen e krijuar https://municipalityoftirana.github.io/opendataportal-bugs/1 e cila do të jetë publike dhe do ketë funksionin e një baze të dhënash që do të regjistrojë të gjitha faktet në lidhje me bugs-et e raportuara nga përdoruesit. Këto fakte do të përfshijë kohën e raportimit, një përshkrim të shkurtër rreth tij dhe sugjerime për përmirësime. Theksojmë që ky website është thjesht një prototip mbi të cilin ka akoma punë për tu bërë dhe do të merret në dorëzim nga personeli përgjegjës i bashkisë për mirëmbajtjen e portalit dhe sugjerojmë që në portal të shtohet një buton i cili e lidh me bug report form në github.

  • Grupi i dytë: Sidorela Uku, Nafie Shehu

Tema: Mbledhja e të dhënave në mënyrë efektive
Përshkrimi: Gjatë akitivitetit paraardhës u propozua aplikacionin ODK për të grumbulluar të dhëna në mënyrë efektive. Ky mekanizëm do ishte i vlefshëm në rastet e inspektimeve në terren duke e bërë më të lehtë hedhjen e të dhënave në sistem. Si funksionon Open Data Kit? Së pari duhet instaluar ODK Aggregate në një server ose cloud. Nëpërmjet të cilës i mundësohen format e paplotësuara ODK Collect (applikacionit celular), meren të dhënat e plotësuara dhe mund të vizualizohen në grafikë apo dhe harta. Të dhënat e mbledhura gjithashtu mund të konvertohen në formate csv.
Inspektimi do të bëhet duke plotësuar forma, të krijuara më parë në ODK Build të cilat duhet të lidhen me Aggregate. Format të japim mundësinë që të mbledhësh informacione të shumta nëpërmjet pyetjeve të ndryshme, por edhe të shënjosh vendodhjen, datën dhe orën kur kryhet inspektimi.
Për ti plotësuar këto forma nevojitet një pajisje android, ku do shkarkohet aplikacioni ODK Collect. Duke bërë lidhjen me Aggregate tashmë mund të merren dhe formularët e krijuar më parë si dhe të dërgohen në databazë, ku vendosen si rekorde të reja në tabelën përkatëse. Në databazë Aggregate të jep mundësinë për të vizualizuar rezultatet nëpërmjet grafikëve, për veprime matematikore si numërim dhe shumë sipas filtrave të kërkuar.

  • Grupi i tretë: Mariana Balla, Melisa Sulko, Jonida Mukaj

Tema: Arkivimi i të dhënave dhe të dhënat që mungojnë
Përshkrimi: Evidentimi i kategorive apo i të dhënave që mungojnë dhe mënyra për të vazhduar arkivimin në të ardhmen.

  • Bujqësia
  1. Të dhënat gjeohapësinore të pyjeve, kullotave, fermave dhe përrenjve.
  2. Të dhënat gjeohapësinore të pyjeve të dëmtuara nga prerjet dhe djegiet.
  3. Llojet e fermave, vendodhja e tyre si edhe rrugët kryesore dhe dytësore që janë afër tyre.
  4. Vendodhja e tokave bujqësore të Tiranës.
  5. Informacione dhe vendndodhjet e kanaleve kulluese pranë tokave bujqësore.
  • Sociale
  1. Vendndodhja gjeografike (adresa) të çerdheve, shkollave, shkollave për fëmijë me aftësi të kufizuara, publike dhe private. Gjithashtu edhe informacione mbi infrastrukturën që ofrojnë (llojet e fushave, fusha të mbyllura, etj)
  2. Vendndodhja e azileve (adresa) si dhe numri maksimal i personave që mund të pranojnë.
  3. Vendndodhja e shtëpive sociale.
  4. Vendndodhja e strehave të kafshëve .
  5. Vendndodhja e shtëpive për fëmijë.
  • Ekonomia
  1. Tek cilat objekte është harxhuar buxheti.
  • Transporti
  1. Vendndodhjet e stacioneve të linjave urbane.
  • Mjedisi
  1. Përcaktimi i shkeljeve dhe dëmtimeve në mjedis si edhe rregullimet që janë bërë.
  2. Vendndodhja e burimeve të ujit të pijshëm.
  • Siguria publike
  1. Vendndodhjet e komisarjateve dhe zjarrfikseve.
  • Kulturë dhe rekreacion
  1. Vendndodhja (koordinatat gjeografike) të objekteve kulturore dhe monumenteve.
  2. Vendndodhja e fushave të sportit të disiplinave të ndryshme
  3. Pikat turistike.
  • Infrastruktura
  1. Vendndodhja e semaforëve
  • Grupi i katërt: Amarildo Shallas, Augest Dalliu

Tema: Gjeoreferimi i të dhënave
Përshkrimi: Gjeoreferimi konsiston në përcaktimin e koordinatave gjeografike ose kilometrike për pika të caktuara në një hartë. Pra, çdo pikë në hartë ka një koordinatë të caktuar. Procesi i gjeoreferencimit mund të përfshijë si të dhënat vektor edhe ato raster. Të dhënat vektor mund të jenë në formën e pikave, vijave apo poligoneve, ndërsa trajta raster konsiston në ndërtimin e një rrjete qelizore ku veçohen si elementë: numri i pixelave, origjina X0/Y0, si dhe boshtet X dhe Y. Sa më i madh numri i pixelave aq më e mirë është cilësia e imazhit. Në rastin e të dhënave CSV të bashkisë së Tiranës mungon informacioni gjeohapesinor, pra këto të dhëna nuk kanë koordinata të paracaktuara si apo/edhe projeksion gjeografik apo kilometrik nga janë marrë. Pra rrjedhimisht në gjendjen e tanishme ato nuk mund të gjeoreferohen. Të dhënat e marra nga portali opendata.tirana.al mund të shërbejnë vetëm si të dhëna atributive dhe statistikore.

  • Grupi i pestë: Kristina Millona, Anxhelo Lushka, Elio Qoshi

Tema: Prezantimi user-friendly i të dhënave
Përshkrimi: Ndryshimi në prezantimin e të dhënave drejt një formati më user-friendly. Për këtë u mendua të përdoret një softuer me kod burimi të hapur për një paraqitje vizuale sa më të lexueshme për përdoruesit. Emri i programit është Charted.co. Gjatë kërkimit të të dhënave statistikore në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës u vu re mungesa e infographics në vizualizimin e këtyre të dhënave për t’i bërë sa më të lexueshme për përdoruesit. Duke e shqyrtuar këtë problematikë, ato menduan disa propozime:

  1. Përdorimi i një programi me kod burimi të hapur që do t'i konvertojë këto të dhëna nga tabela në grafikë me të dhëna.
Emri i programit për vizualizmin e këtyre të dhënave është Charted.co, një program software me kod burimi të hapur.
  1. Shpeshherë ndeshim në artikuj gazetaresk mungesën e referencave për punën e këtij institucioni. Tashmë me aksesimin e këtyre të dhënave të hapura nga Bashkia e Tiranës si edhe vizualizimin e këtyre të dhënave, gazetarët (njëkohësisht edhe përdorues) mund ta tërheqin kodin embed në artikujt përkatës.


  • Grupi i gjashtë: Genta Hoxha, Aleksander Koko, Redon Skikuli

Tema: Buxheti online
Përshkrimi: U morën me krijimin e një platforme ku Bashkia e Tiranës të paraqesë në online buxhetin e shtetit. Në këtë platformë bashkia propozon një shumë të caktuar për një vit ku këto shpenzime i ndan për disa kategori:

  1. Bujqësi (psh X shumë për blegtorinë apo y shumë për pyje dhe kullota)
  2. Ekonomi (psh të dhënat mbi lejet për ushtrim aktiviteti dhe licenca)
  3. Transport (psh shërbimi i transportit publik, trafiku apo dhe parkimi)
  4. Infrastrukturë (psh investimet në rrugë, ndërtime dhe rikonstruktimi i kopshteve apo shkollave, etj)

Në këtë platformë do të jetë e listuar dhe një kategori tjetër ku aty jepen komente nga gjithësecili, pra njerëzit kanë mundësi të komentojnë rreth këtyre nevojave, nëse janë dakord apo jo me propozimet që paraqet Bashkia e Tiranës. Gjithashtu është dhe mundësia për aprovimin nga bashkia se cili është vendimi që do të marrë në lidhje me pjesën e shpenzimeve.