Opendata.tirana.al - Empowered by Open Diversity Project

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Open Data Hackathon, aktivitetit me fokus të dhënat e hapura të qytetit të Tiranës, do të organizohet në ambjentet e Open Labs Hackerspace ku vajzat të cilat janë të përfshira në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm do punojnë për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të. Qëllimi dytësor i aktivitetit është që të tregojmë se si të përdorim të dhëna të papërpunuara të hapura për të krijuar projekte të ndryshme të cilat i shfrytëzojnë në vijim këto të dhëna.

Pjesëmarrësit (kryesisht vajzat) do të organizohen në grupe të vogla, do të njihen me kërkesat teknologjike dhe do të tregojnë aftësitë e tyre duke analizuar strukturën e portalit dhe të dhënat që janë publikuar, duke shkruar kod, duke hartuar modele për një projekt apo aplikim duke përdorur të dhëna të hapura.

Çfarë është një hackathon

Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe inovatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit do të punojnë për të shkruar aplikime, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të fjalës është një individ me potencial inteligjence dhe kreativiteti. Ai sjell idenë dhe punën e tij me qëllim për ta bërë më të mirë një sistem/shoqëri të caktuar duke e plotësuar, testuar, korrigjuar, përmirësuar apo zgjeruar atë.

Kush mund të marrë pjesë

  • (idealisht vajza) zhvilluese te cilat deshirojne te zhvillojne dijet e tyre teknike;
  • dizajnere grafike te gatshme per te krijuar dizajne miqesore qe mund te transformojne statistikat e merzitshme ne vizualizime qe shpjegojne jeten ne Tirane;
  • vajza me ide kreative qe mund te ndertoje projekte te reja per te ndryshuar menyren se si njerezit ndjejne dhe jetojne ne qytetin e tyre duke perdoruar te dhenat e hapura;
  • aktiviste qe deshirojne te rrisin nivelin e transparences nga institucioni i Bashkise se Tiranes;
  • vajza te apasionuara pas te dhenave qe dine se si te gjejne menyra te reja per te perdorur te dhenat e hapura;
  • urbaniste qe deshirojne te ndajne ekspertizen e tyre dhe te zgjidhe ceshtje reale;

Detaje

Axhenda

  1. Hapja e eventit dhe ndarja ne grupe e vajzave
  2. Prezantim te grupeve dhe anetareve te grupit
  3. Mid-term presentations
  4. Diskutime dhe feedback nga mentoret dhe organizatoret
  5. Prezantimi i outputit final

Raport i eventit

Do të plotësohet në përfundim të eventit.