Open Labs feston 4 vjetorin

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Festojmë 4 vjetorin e komunitetit tonë, 2 vjetorin në hapësirën e re dhe konsolidimin e komuniteteve Fedora, Wikipedia, Mozilla, OpenStreetMap, LibreOffice si dhe zhvillimin e çdo iniciative free libre open source në shqip dhe në Shqipëri.

Festojmë 4 vite duke:

  • mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të privatësisë online;
  • punuar per ndarjen e lirë të ideve dhe të dijes pa barriera;
  • mbështetur reformat në ligjin e të drejtave të autorit, licensat Creative Commons dhe Freedom of Panorama;
  • bashkëpunuar në projekte të përbashkëta me qëllim transparencën maksimale në vendimarrje dhe ne decentralizim;
  • përdorur dhe promovuar free libre open source software si dhe kulturën DIY;
  • promovuar të dhënat e hapura (open data);
  • punuar me solidaritet pa dallime feje, gjinie, rrace dhe orientimi seksual.

Je i ftuar të na bashkohesh duke ndarë me komunitetin urimet e tua për 10 vjeçarin e ardhshëm.

Detaje

  • Kur: 16 korrik 2016 @19.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje