OpenStreetMap Meetup

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

OpenStreetMap Metup #1

Përshkrimi

OpenStreetMap harta e të dhënave të hapura gjeohapësinore e cila nuk ju përgjon. Një hartë e cila përmirësohet gjithnjë e më shumë çdo ditë, duke u pasuruar me të dhëna nga e gjithë bota.
OpenStreetMap Meetup #1 do të jetë takimi i parë të interesuarve rreth OpenStreetMap, do të mblidhemi dhe të diskutojmë rreth këtij projekti, për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim si komunitet dhe mënyrave të reja se si të kontribuojmë. Mos mungoni në aktivitet që të gjithë së bashku punojmë për përmirësimin e të dhënave tona gjeohapësinore.

Detaje

  • Kur: 16 Qershor 2017 @ 18:00
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: 10

Tema që do të diskutohen gjatë takimit

  • Aktivitet që do zhvillojmë në muajt në vijim
  • Kalimi i të dhënave gjeohapësinore të vëna në dispozicion nga Bashkia Tiranë në OpenStreetMap
  • Mirëmbajtja e kanaleve të komunikimit: forum dhe mailing_list në shqip
  • Sugjerime dhe mendime rreth fletëpalosjeve për OpenStreetMap, krijimi i një versioni të dytë
  • Tematika pë maptime
  • Task manager
  • Mapillary
  • Sugjerime të tjera

Ndërlidhje

Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/672757406255904/

Raport i Eventit

Eventi nisi me një analizë të situatës ku jemi me mapping në Shqipëri, ku momentalisht më shumë fokus ka pasur Tirana. U diskutua rreth hapave që do ndërmeren në vijim ku qëllim kryesor do jetë shtimi i numrit të kontribuesve në OpenStreetMap. Për të arritur këtë qëllim, u menduan disa aktivitete për në vijim.

Së pari do organizohen evente lokalizimi për artikujt në wiki të OpenStreetMap si dhe të faqes LearnOSM në të cilën ka filluar puna aktualisht, kjo do të ndihmonte të gjithë kontribuesit e rinj në hapat e tyre të parë në OSM.
Një nismë tjetër që është ndërmarë nga komuniteti jonë është dhe krijimi i broshurave me informacionet më thelbësore të OpenStreetMap. Versoni i parë i tyre u prezantua gjatë OSCAL dhe pas diskutimit gjatë takimit së shpejti do kemi një version të dytë.

Së dyti, planifikuam organizimin e një eventi dy ditor gjatë muajit Tetor për OpenStreetMap. Ku fokusi do të jetë trajnimi i sa më shumë individëve se si të bëhen pjesë e OpenStreetMap dhe të editojnë. Më shumë detaje do jepen në vijim.

Çështje tjetër që u diskutua ishte dhe mirëmbajtja e kanaleve të komunikimit si forumi dhe mailing_list në shqip. Këto dy kanale do të përdoren kryesisht për diskutim rreth aktiviteve më të rëndësishme, ndërsa për evente javore më e përshtatshme u mendua të diskutohet në forumin e Open Labs.
Përsa i përket eventeve të ardhshme të OpenStreetMap, menduam ti quanim "Maptime" duke i shtuar dhe një nëntitull për të treguar karakterin që do ketë eventi. Një vendim i tillë u mor që fokusi të mos jetë vetëm në edimin në OpenStreetMap, por edhe me tematika të tjera të cilat përfshijnë përdorimin e hartave të OSM.

Eventi zgjati rreth dy orë dhe kishte 10 pjesëmarrës. Shihemi në eventin e radhës.