OSCAL 2022

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
OSCAL 2022




Rikthehet këtë vit prej një mungese dy vjeçare për të promovuar kulturën e informacionit të hapur, programet me kodburim të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi, konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, sjellë nga Open Labs Hackerspace, nje komunitet lokal i dedikuar tërësisht ne fuqizimin e kulturës free/libre/open source që prej viti 2012. OSCAL organizohet më 18 & 19 Qershor 2022 (vendndodhja TBA), ku qëllimet dhe ideologjitë janë të përbashkëta me konferencën. Kjo fundjav ë qershori pritet të grumbullojë rreth 300 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë. Ditët e konferencës do të shoqërohen me një larmishmëri në prezantime dhe punëtori shumë interesante të cilat do të mbahen paralelisht në disa salla që nga mëngjesi deri mbasdite.

Tematika e #OSCAL22 Internet Freedom FTW/WTF?!
Liria në internet është më e kufizuar se më parë. Për vite qytetarët e rrjetit kanë lëvduar mjetet bashkëpunuese dhe fuqizuese të internetit, ndërkohë që gjithashtu është vënë në dukje rritja e interesit për kontrollimin, filtrimin dhe censurimin e çfarë ne shohim dhe bëjmë online. Në vitet e fundit ne kemi përballë një problem të ri, atë të abuzimit me lirinë në internet dhe përdorimit te tij për të përhapur informacione të pavërteta, teori konspirative dhe gjuhën e urrejtjes si kurrë më parë. Në njërën anë, qeveritë dhe korporatat gjurmojnë cdo lëvizje tonën në rrjet. Në anën tjetër, aktorë të dyshimtë po e përdorin keqinformimin për të cënuar sensin e të vërtetës duke u fshehur pas sloganit të lirisë.

Me raportime të shumta për ndërpreje të aksesit në internet, bllokim të domaineve, survejimin masiv, censurimin, qeveritë të cilat luftojnë mjetet që rrisin privatësinë si ekriptimi, së bashku me rritjen masive të shpërndarjes së lajmeve rreme, çfarë mund të bëjmë ne? Si ta luftojmë censurimin dhe survejimin që na bëhet nga qeveritë dhe korporatat? A ka një zgjidhje demokratike kundër shpërndarjes së informacioneve të rreme? A është teknolgjia e re e referuar si web3 një mënyrë për të pasur internet të decentralizuar apo vetëm një ribrandim që ofron të njëjtën gjë? World Wide Web, një mjet fantastik i përdorur për të shpërndarë njohuri e informacione dhe një nga mjetet më të shpejta të komunikimit, po përdoret kundra nesh, ndaj ne duhet të reagojmë! Në këtë edicion të konferencës tonë të fuqizuar nga vullentarët ne duam të theksojmë se ne jemi këtu për të luftuar për lirinë në internet dhe kundër keqinformimit të shpërndarë gjërësisht në rrjet!

Data

  • 18 & 19 Qershor 2022

Data të rëndësishme

  • Revervoni biletën këtu.
  • Aplikimet për të mbajtur një ligjëratë apo punëtori janë mbyllur.
  • Apliko për të promovuar projektin/iniciativën/komunitetin tënd në një infobooth në OSCAL këtu.
  • Apliko për vullnetar gjatë ditëve të konferencës këtu.

Vendi

  • TBA

Publikime

  • TBA