OSCAL 2020

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
OSCAL 2020


OSCAL (Open Source Conference Albania), konferenca e parë vjetore në Shqipëri e organizuar për të promovuar softuerin e lirë, programet me kodburim të hapur, kulturën e lirë dhe dijen e hapur do të mbahet këtë vit më 16-17 Maj 2020. Konferenca do të mbledhë së bashku përdorues, zhvillues, akademikë dhe agjenci qeveritare të teknologjisë së lirë dhe me kodburim të hapur, si dhe njerëz që ndajnë idenë që programet kompjuterike duhet të jenë të lira dhe hapura pë komunitetin lokal dhe qeveritë për ta zhvilluar dhe ndryshuar atë sipas nevojave të tyre; që dija është një pronë e përbashkët, e lirë dhe e hapur për të gjithë.

Ky është edicioni i shtatë i konferencës. Ashtu si gjithnjë edhe këtë vit do të ketë një varietet sesionesh:

  • një rang të gjerë të temave teknike
  • mbi 90 orë sesione
  • mbi 70 speaker të ndryshëm
  • më shumë se 20 ekspozues
  • tur qyteti eksklusiv
  • festa në hackerspace
  • mjedis i ndyshëm dhe përfshirës

Tematika e #OSCAL20

INTERNET FREEDOM FTW

Për vite, qytetarët e internetit kanë promovuar mjetet e bashkëpunimit të fuqizuara nga interneti dhe karakteri decentralizues i rrjetit të rrjeteve. Në të njëjtën kohë, haktivistët dhe gazetarët investigativ na kanë lajmëruar për rritjen e interesit në kontrollimin, filtrimin dhe censurimin e internetit siç e njohim ne. Për fat të keq, frikërat tona më të mëdha po bëhen realitet. Ne lexojmë shumë e shumë raporte rreth asnjëanësisë së internetit që po humbet, operacionet e mbikëqyrjes masive që po kryhen, emrat e domaineve që po bllokohen, kanalet e lajmeve që po censorohen dhe qeveritë jtë cilat po luftojnë mjete si enkriptimi. Një fenomen shqetësues po ndodh në Shqipëri, Ballkan e gjithë botën.

World Wide Web, një mjet mjet i rëndësishëm për të ndarë dijen, informacionin dhe një nga mjetet më të shpejta të komunikimit po përdoret kundër nesh dhe ne duhet të veprojmë!

Data

  • 16 & 17 Maj 2020

Vendi

  • Oficina
Main building: Rruga Asim Vokshi, Tirana, Shqipëri (https://www.openstreetmap.org/?mlat=41.33527368307114&mlon=19.807255268096924#map=18/41.33527/19.80726).)