OSCAL 2018

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko
OSCAL 2018
Fillimi
Ligjëruesit
Sponsorët
Axhenda
Hapësira e medias
Organizatorët






Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të pestin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 19 & 20 Maj 2018 pranë ambienteve të Piramidës dhe Protik. OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar të fuqizojë kulturën free/libre/open source që nga viti 2012.

Fundjava e 19-20 Majit pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës. Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud, (Debian ?) janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth projekteve. Edicioni i fundit i OSCAL, pra ai i 2017, la pas në kohë (por jo në kujtesë) 70 prezantime dhe prezantues nga 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës) dhe rreth 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Qershia mbi tortë ishin të gjitha komentet pozitive, të cilat i motivojnë organizatorët të sjellin diçka edhe më të zgjeruar.

Tematika e #OSCAL18

"Open By Default" e cila reflekton dhe mesazhin e skuadrës organizatore: OpenByDefault është një ide për të protestuar për normalizimin e platformave të mbyllura dhe të izoluara dhe për të kultivuar idenë se ata nuk duhet të përcaktojnë status quo-në. Në dekadat e fundit kemi parë burime të hapura të bëjnë më tepër të mira se çdo ekuivalent i pronësuar, ndaj pse i konsiderojmë ende burimet e hapura një përfitim? Programet, Hapësirat dhe Proceset duhet të jenë të hapura. Çdo gjë që nuk i plotëson këto kritere duhet të kritikohet dhe të kundërpërgjigjet, jo të normalizohet.


Data

  • 19 & 20 Maj 2018

Vendi

Piramida & Protik.

Propozime nga anëtarët


Publikime