OSCAL 2017

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko
OSCAL 2017
Fillimi
Ligjëruesit
Sponsorët
Axhenda
Hapësira e medias
Organizatorët





Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 13 & 14 maj 2017 pranë ambienteve të OFIÇINA dhe Harry Fultz nga Open Labs Hackerspace, komuniteti që ka qëllime dhe ideologji të përbashkëta me konferencën. Fundjava e 13-14 majit pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës. Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth projekteve.


Data

13 & 14 maj 2017

Vendi

OFICINA/Harry Fultz

Komente nga pjesëmarrësit