Muaji i LibreOffice 2018

From Open Labs Hackerspace
(Redirected from MuajiLibreOffice 2018)
Jump to navigation Jump to search
Muaji i LibreOffice 2018





Edhe këtë vit në Open Labs do të organizojmë muajin e LibreOffice, ku do të ketë aktivitete të ndryshme gjatë muajit Nëntor dhe do të vazhdojmë dhe gjatë muajit Dhjetor. Aktiviteti i parë do të jetë me 3 Nëntor ku do ta nisim me prezantimin e LibreOffice dhe “The Document Foundation”, mënyrat se si mund ti bashkohesh komunitetit dhe se si mund të kontribuosh, çertifikimet etj. Aktivitete të tjera do kemi për LibreOffice Online, si të kontribuosh në kodin e LibreOffice dhe si të përfshihesh në skuadrën e design dhe marketing. Gjithashtu dy aktivitete do ti kushtohen përkthimit të GUI-së duke përdorur platformën Pootle. Data 22 dhjetor do të jetë takimi i fundit i komunitetit për këtë vit duke planifikuar eventet në vitin e ardhshëm.