Mozilla WebVR Camp nr. 1

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi
VR VR VR. E dëgjojmë shumë shpesh kohët e fundit. Virtual Reality premton që do jetë teknologjia e rradhës që do shndërroi mënyrën si ndërveprojmë me botën, duke krijuar eksperienca akoma më të përafërta me realitetin. Por sikur Virtual Reality të jetë open source dhe funksional me teknologji Web-i? Kjo është çfarë WebVR përpiqet të arrijë, eksperienca të plota të realitetit virtual brenda në shfletues (ose për njerëzit trendi: "browser") duke funksionuar me teknologji komplet të hapura të bazuara mbi JavaScript. Ke dëshirë të provosh VR me sytë e tu? Nuk është lojë fjalësh. Eja në workshop-in e rradhës të mbajtur nga komuniteti Shqiptar i Mozilla Albania me të ftuar special nga Kosovo Arion Banishta dhe nga Greqia Giannis Konstantinidis. Dhe nëse nuk je ngopur ende hidhi dhe një sy A-Frame, mjetit nga Mozilla për të krijuar aplikacionet e tua në VR. Bashkohu me ne në Open Labs për ta parë nga afër. Merre dhe laptopin je që je.

Detaje

  • Kur: 19 prill 2017
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: do plotësohet në fund të aktivitetit.

Ndërlidhje

Mbulim mediatik

Raport i eventit

Plotësohet në fund të aktivitetit.