Mozilla Academy nr.3: Ardian Haxha prezanton Mozilla VR (Virtual Reality)

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Në takimin e tretë të Mozilla Academy, Mozilliani Ardian Haxha vjen nga Prishtina për të na treguar se cfarë mund të bej secili nga ne kur bashkon Mozilla-n dhe VR (Virtual Reality). Pjesëmarrësit do kenë mundësine që të eksplorojnë VR dhe në fund të aktivitetit të kodojnë.
Merrni laptopin me vete!

Rreth projektit: Mozilla Academy është një seri aktivitetesh javore që organizohen në Shqipëri për herë të parë me qëllim prezantimin e iniciativave të Mozilla nga Mozillianë të cilët do ndajnë dijet e tyre me komunitetin dhe cdo të interesuar. Më specifikisht pjesëmarrësit do kenë mundësinë të eksplorojnë projekte të ndryshme të komunitetit Mozilla.

Detaje

  • Kur: 26 shtator 2015 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit