Mozilla Academy nr.1: Prezantim

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Mozilla Academy është një seri aktivitetesh javore që organizohen në Shqipëri për herë të parë me qëllim prezantimin e iniciativave të Mozilla nga Mozillianë të cilët do ndajnë dijet e tyre me komunitetin dhe cdo të interesuar. Më specifikisht pjesëmarrësit do kenë mundësinë të eksplorojnë projekte si:

  • Firefox OS / Ignite
  • b2gdroid
  • Spark
  • Addons për Firefox OS
  • Bug Reporting
  • Firefox & Firefox for Android
  • Webmaker

Aktivitetet do organizohen kryesisht në ambientet e Open Labs Hackerspace si dhe në ambiente të tjera të përshtatshme.
Gjatë takimit të parë të iniciatives do keni mundësinë të:
- njiheni me konceptin e Mozilla Academy;
- bëheni pjesë e iniciativës;
- bëheni pjesë e grupit organizatues që do vendosë me konsensus për axhendën e aktiviteteve.


Detaje

  • Kur: 12 shtator 2015 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit