Maptime Tirana nr 2

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Gjatë këtij aktiviteti do të flasim rreth të dhënave të OSM dhe si mund të bëhen download në PC tonë, nëpërmjet veglave të ndryshem si Overpass API dhe nga vetë faqja e dedikuar e OSM, por nuk do ndalemi vetëm në këto 2 menyra. Pjesa e 2të e eventit do t'i dedikohet QGIS. Do të mund të shohim se si të instalojmë QGIS në PC si edhe të përdorim të dhënat e OSM për të krijuar një hartë në stilin tonë. Për të pasur një eksperincë sa më të kënaqshme do t’iu duhet një laptop në mënyrë që të ndiqni hapat e ndryshëm. Të gjitha hapat do të kryhen në Linux.

Çfarë është Maptime Tirana

Maptime është një mjedis i hapur për të mësuar mbi teknologjitë e gis dhe mapping, për të gjithë nivelet e njohurive duke ofruar dhe mbështetje për fillestarët. Maptime të jep mundësinë për të zhvilluar tutoriale, workshope dhe projekte të ndryshme. Nën këtë model lindi dhe Maptime Tirana për të mbledhur së bashku të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë dhe të ndajnë dijet e tyre për kartografinë dhe sidomos për OpenStreetMap.

Kush mund të marrë pjesë

Kushdo që ka dëshirë të mësojë më shumë rreth OpenStreetMap dhe QGIS është i mirëpritur. Mjafton të vini në hackerspace bashkë me ose pa laptop-in tuaj.

Detaje

  • Kur: 26 maj 2017 @ 18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: 10

Axhenda

  1. Si të marrim të dhëna nga OpenStreetMap?
    1. Export nga web faqja e OpenStreetMap
    2. Overpass-Turbo
    3. Geofabrik
    4. Mapzen
    5. BBBike.org
  2. QGIS

Raport i eventit

Gjatë eventit mësuam disa mënyra të ndryshme se si mund të merrnim të dhëna nga databaza e OpenStreetMap. Secila nga metodat ka specifikat e veta ndaj varet nga përdoruesi se cilën mënyrë do preferonte të përdorte. Në pjesën e dytë u fol rreth QGIS, procesi i instalimit dhe aplikacioni desktop, nëpërmjet të cilit u arrit që në fund të krijonim një hartë, të cilën mund ta gjeni këtu.