Mapathon nr.10

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

OpenStreetMap është databaza më e madhe e të dhënave të hapura gjeohapësinore. Një projekt i nisur që në vitin 2004 frymëzuar nga Wikipedia. Që nga ajo kohë harta është përmirësuar shumë, duke ofruar informacione të detajuara mbi infrastrukturën rrugore, qendrat shëndetësore/arsimore/kulturore, etj. Nga ana tjetër këto të dhëna po përdoren dita ditës dhe më tepër në shërbime apo aplikacione të ndryshme në fusha si transporti, turizmi, zhvillimet ueb.

Pas disa kohësh i rikthehemi sërish mapathon-s në Open Labs, për të mësuar më shumë rreth OpenStreetMap, për të edituar dhe përmirësuar të dhënat aktuale, për të përdorur hartat që na ofrohen. Një mundësi e mirë për të ndarë njohuritë tona së bashku, por edhe për të kontribuar sado pak në përmirësimin e të dhënave.

Axhenda

  • Prezantim i përgjithshëm mbi OpenStreetMap
  • Si të kontribuojmë në projekt?
  • Editojmë së bashku
  • Pyetje, Përgjigje, Bisedime, Diskutime (në gjuhën popullore 'Muhabet')

Kush mund të marrë pjesë

Kushdo që ka dëshirë të mësojë më shumë rreth OpenStreetMap dhe se si mund të kontribuojë për të përmirësuar të dhënat. Mjafton të vini në hackerspace bashkë me ose pa laptop-in tuaj.

Detaje

  • Kur: 19.02.2019 @ 18:30
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: TBA
  • Eventi në fb: TBA

Lidhje të jashtme

Raport i eventit

TBA