Linux Kafe nr.3

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Takimi i rradhës së komunitetit promovues i sistemit operativ Open Source Linux. Ubuntu, Fedora, Linux Mint dhe jo vetëm janë vetëm disa nga versionet për të cilat do bisedojmë gjatë takimit. Gjithashtu do vendosen hapat e ardhshme për planin e punës për 6mujorin e dytë të vitit. Te rejat me te fundit nga Bota e Linuxit , diskutimet mbi problemet dhe arritjet e fundit te komuniteteve te njohura si Ubuntu , Debian, Fedora, openSUSE, ArchLinux, Gentoo.
InstallFest per te pranishmit , asistence dhe konsultim per migrimin ne GNU/ Linux . Diskutim si te behesh pjese e komuniteteve dhe te promovosh Linuxin profesionalisht. Çfare roli ka Linux ne tregun aktual te punes ?

Takimi është i hapur për të gjithë dhe sigurisht pa pagese.

Detaje

  • Kur: 2 gusht 2014 @17.00
  • Ku: Open Labs, Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000

Ndërlidhje

Raport i eventit

Aktiviteti i fundit i Open Labs para pushimeve të verës ishte takimin i radhës për Linux Kafe #3, organizuar nga Florian Tani. Ndërmjet pjesëmarrësve kishte studentë të interesuar për të ditur më shumë rreth Sistemit Operativ kaq shumë të përdorur nga ne të gjithë por të panjohur për publikun e gjerë, si dhe profesionistë nga fusha e IT, programimit etj.

Gjatë takimit u diskutua mbi mënyrat e promovimit të Linux nëpër rrjetet sociale, ambjentet e jetës tonë të përditshme. U përmendën vendet ku Linux është më i përdorur si : superkompjuterat, clusterat, workstations, serverat, mobile, embedded systems etj .
U fol per ndryshimet midis familjeve të distrove si dhe të rejat më të fundit nga Ubuntu, Fedora, Linux Mint, Debian, openSUSE.
Gjithashtu u realizua një Linux Installation në laptopin e Invës me anë të një usb bootable duke i instaluar Debian/PureOS.
Një diskutim i veçantë pati dhe roli i Linuxit në tregun e punës në rang lokal si dhe global. Përveç aftësive komunikuese të nevojshme për të punuar në grup, përvojës që keni përfituar gjatë këtyre viteve tashmë kërkohet që dijet të jenë të çertifikuara nga kompani, institute prestigjoze të njohura në mbarë botën. Certifikimin e Linux tashme mund ta jepni edhe ne Shqiperi nepermjet LPI Albania.