Linux Installfest at Open Labs nr 0

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Akoma një aktivitet i komunitetit open source në Shqipëri me qëllim promovimin e sistemit operativ Linux. Eja me kompjuterin/laptopin tënd në ambientet e Open Labs dhe:

  • informohu mbi lirinë tënde dhe përdorimin e sistemeve operative open source (alternativa te Microsoft Windows dhe Mac OS)
  • shiko nga afër distribucione të ndryshme Linux
  • instalo distribucionin tënd të preferuar Linux bashkë me ne.

Rreth Linux: Linux (edhe GNU/Linux) është një sistem operativ i lirë për përdorim për kompjuter, i cili është shumë i ngjashëm me UNIX. Për herë të parë u vu në përdorim në vitin 1991, kur autori i Linux-Kernel Linus Torvalds e publikoi versionin e parë. Ky sistem është i përbërën nga pjesë të ndryshme, të cilat sot zhvillohen nga programues të ndryshëm në mbarë botën. Eshte pr tu theksuar fakti qe kodi i Linux eshte open source.

Detaje

  • Kur: 9 Nëntor 2014 @15:00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit