LibreOffice month 2016: sprint lokalizimi

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi
Mirëseerdhe dhjetor! Muaji i fundit i vitit vjen në Open Labs Hackerspace si muaji i aktiviteteve, i festave dhe i LibreOffice sigurisht! Je i ri në këto anë dhe nuk e di për çfarë bëhet fjalë?
LibreOffice është një paketë programesh kompjuterike me kod burimi të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation (TDF), me qëllim ofrimin e një alternative open source ndaj Microsoft office, të përshtatshme për Linux, Windows, macOS etj. Platforma në fjalë përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrama, baza të dhënash si dhe formulimim e veprimeve dhe llogaritjeve matematikore.
Ia dedikojmë dhjetorin LibreOffice për ta mbyllur 2016 me një sukses që do të na shoqërojë edhe në fillimin e vitit pasardhës. Si do ta arrijmë këtë? Me pak dëshirë të mirë dhe një laptop!
Pas editathonit të zhvilluar për përkthimin e artikujve në lidhje me ODF, TDF dhe Libreoffice gjatë Wikipedia Weekend, vazhdojnë eventet në ambientet e Open Labs Hackerspace gjatë datave 10, 15 dhe 21 dhjetor për përfundimin e 31% të papërkthyer të UserInterface. Në këto takime do të ketë edhe prezantime në lidhje me Libreoffice dhe Document Foundation, platformën e përkthimeve (pootle), skuadrën e marketingut dhe design, si edhe planet e komunitetit në vazhdimësi.
Duke qenë se puna e mirë shpërblehet, kontribuesit do të fitojnë barnstars & badges, stickers & pins, përkrah një atmosfere festive me tortë, pije dhe snacks.

Sprint lokalizimi
Në kuadër të 'Muajit LibreOffice' të ftojmë në sprintin e 9ë të lokalizimit ku do përkthejmë në shqip platformën ideale për zyrën me burim të hapur LibreOffice.
Gjatë këtij takimi do të ketë prezantime në lidhje me LibreOffice dhe The Document Foundation, platformën e përkthimit pootle, njohjen me barnstars & badges si edhe mënyrën që mund t'i fitoni ato. Do të mësojmë, do të informohemi për gjëra të reja dhe do të përkthejmë LibreOffice në shqip, të shoqëruar nga një festë e vogël me pije dhe snacks. Punë + argëtim; kombinimi që fiton!
Mos harroni të sillni laptopin dhe dëshirën e mirë sigurisht!

Detaje

  • Kur: 10 dhjetor 2016 @15.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit