LibreOffice Month 2017

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

LibreOffice Month 2017

Përshkrimi

Edhe këtë vit në Open Labs muaji Dhjetor do ti dedikohet LibreOffice! Aktivitete të ndryshme do të ketë gjatë gjithë muajit, duke filluar nga historiku i LibreOffice, The Document Foundation, mënyrat se si mund ti bashkohesh komunitetit dhe se si mund të kontribuosh. Fokusi do jenë sërish përkthimet duke përdorur platformën Pootle për të përkthyer GUI, por dhe duke përkthyer video të bëra nga skuadra e marketingut, infographics etj. Gjithashtu do të merremi dhe me shtimin e artikujve për LibreOffice në shqip në Wikipedia, duke marrë pjesë kështu si ligjërues në Wikipedia Weekend 2017. Aktivitetet e fundit të muajit do ti dedikohen veçanërisht mënyrave të kontribuimit në skuadrën e Marketingut dhe Design, integrimit të Collabora Online në Nextcloud dhe takimi i fundit i komunitetit për këtë vit duke planifikuar eventet në vitin e ardhshëm.

  • LibreOffice dhe TDF: Gjatë eventit do të tregohet historiku i LibreOffice dhe i "The Document Foundation (TDF)", duke dhënë më shumë informacione se si të bëhet pjesë e komunitetit dhe skuadrat e ndryshme që mund të bëhesh pjesë. Nëse je i interesuar për tu bërë anëtar i TDF do të shpjegohet dhe proçesi që duhet ndjekur. Sigurisht që nuk mund të mungonin badges dhe barnstars, të cilat do iu jepen të gjithë atyre që do kontribuojnë gjatë këtij muaji!
  • Artikuj në shqip për LibreOffice në Wikipedia: Gjatë Wikipedia Weekend 2017 që do të zhvillohet më 09/10.12.2017 do të jemi të dielën duke përkthyer artikujt në shqip për LibreOffice në Wikipedia.
  • Marketing dhe Design: Gjatë eventit do të jepen më shumë informacione se si të kontribuosh në skuadrën e Marketingut dhe atë të Design.
  • Collabora Online dhe Nextcloud: Je munduar kohët e fundit të gjesh një alternativë open source për Office Online? Skuadra e Collabora Productivity ka punuar për të sjellë LibreOffice në cloud dhe gjatë eventit do të shpjegohet integrimi i Collabora Online në Nextcloud.
  • Takim i komunitetit: Aktiviteti i fundit për 2017 i komunitetit LibreOffice në Open Labs do të mblidhet për të diskutuar aktivitetet e ardhshme për vitin 2018. Çfarë shkoi mirë/keq gjatë këtij viti dhe se si ne mund ti përmirësojmë këto në vitin e ardhshëm. Sigurisht që feedback i të gjithëve është i mirëpritur. Në fund të eventit do kemi swag për të gjithë ata që kanë kontribuar në muajin e dedikuar LibreOffice.

Axhenda

Titulli Detaje
LibreOffice dhe TDF (The Document Foundation) 06.12.2017 @17.30
Artikuj në shqip për LibreOffice në Wikipedia 10.12.2017 @11.20 në Wiki Weekend Tirana 2017
Marketing dhe Design 12.12.2017 @17.00
Collabora Online dhe Nextcloud 16.12.2017 @16.00
Takim i komunitetit 22.12.2017 @17.00

Detaje

  • Kur: Gjatë muajit Dhjetorit, shiko axhendën për datat fikse.
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: Do të plotësohet pas eventit.
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: Jo domosdoshmërisht, por nëse ke do ishte mirë ta marrësh me vete.
  • Ka nevojë të kem qenë në aktivetetet e mëparshme: JO.

Organizatorët

Raport i eventit

Do të plotësohet pas eventit.