LibreOffice Localization Sprint nr.7

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Maji, muaji i LibreOffice, është në fundin e tij duke krijuar kështu mundësinë më të mirë për të na mbledhur të gjithë së bashku në takimin e radhës. Takimi përfshin përkthimin dhe promovimin e LibreOffice me artikuj në Wikipedia, punë të cilat shpërblehem me badges.
Për sa u përket anëtarëve të rinj...nuk e dini çfarë është LibreOffice? LibreOffice është një paketë programesh kompjuterike me kod burimi të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation. Qëllimi kryesor i këtij programi open source është të zëvendësojë Microsoft Office. Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të dhënash si dhe formulimim e veprimeve dhe llogaritjeve matematikore.
Për tu njohur nga afër me këtë platformë mos mungoni në këtë takim të adhuruesve të Libre Office që do të zhvillohet ditën e hënë, data 30 maj, ora 18:00, në ambientin e Open Labs Hackerspace.
Mos harroni të merrni me vete laptopin dhe dëshirën e mirë.

Detaje

  • Kur: 30 maj 2016 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit