LibreOffice Localization Sprint nr.6

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Kemi mbërritur në aktivitetin e 6-të kushtuar përkthimit të platformës kompjuterike LibreOffice. Falë punës së kryer deri më tani nga të gjithë ne, përkthimi po ecën në hapat e duhur. Ju ftojmë të enjten më datë 26 nëntor në orën 16:00 për të proceduar më tej. Takimi do të organizohet si gjithnjë në shtëpinë më të ngrohtë të teknologjive free libre open source, Open Labs Hackerspace.
Gjithcka që iu duhet është laptopi me vete dhe humori që nuk iu mungon.
Ndonëse jemi të bindur se tashmë ndiheni tepër familjarë me LibreOffice, cfarë është dhe përse duhet ta përdorim, po shkruajmë dhe njëherë një përshkrim të shkurtër të tij:
Rreth LibreOffice
Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të të dhënave si dhe formulimim e veprimeve dhe llograritjeve matematikore.
Suita është projektuar të jetë në përputhje me programe të tjera të mirënjohura në treg si Microsoft Office, ndonëse disa karakteristika faqosje trajtohen ndryshe ose janë të pasinkronizuara midis dy platformave. LibreOffice është përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe për sistemeve operative si Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux.
Eshtë për tu theksuar fakti që që nga muaji Janar i vitit 2011 (prezantimi i parë i qëndrueshem i platformës) dhe tetorit 2011 LibreOffice është shkarkuar afërsisht 7.5 milionë herë.

Detaje

  • Kur: 26 nëntor 2015 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit

LibreOffice Localization Sprint u organizua për herë të gjashtë të enjten më datë 26 nëntor, si gjithmonë në Open Labs hackerspace. Ajo që ia vlen të përmendet këtë herë, në ndryshim nga eventet e kaluar është rritja e pjesëmarrjes dhe interesit nga ana e të pranishmëve. Miqve të rinj të LibreOffice u shpjegua fillimisht se çfarë përfaqëson kjo paketë programesh, ku qëndron ndryshimi midis saj dhe aplikimit në forma të tjera ekuivalente.
Duket se tashmë përdoruesit po vetëdijësohen për lehtësirat dhe përparësitë që platforma e LibreOffice ofron, duke rritur përdorimin e saj në vend të alternativave të tjera.
Dy orët intensive në vazhdën e përkthimit të suitës dhanë rezultatin e pritshëm. Referuar statistikave, shifrat e kësaj here janë këto:
Anëtari i parë: 80 fjalë të përkthyera
Anëtari i dytë: 50 fjalë të përkthyera
Anëtari i tretë: 41 fjalë të përkthyera
Anëtari katërt: 35 fjalë të përkthyera
Anëtari i pestë: 29 fjalë të përkthyera

Në atë pasdite të freskët dimri, punës së përkthimit i shkonte për shtat një kek i gatuar vetë dhe një çaj i ngrohtë. Këto elemente nuk munguan duke e bërë më të këndshëm qëndrimin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Urojmë që vullnetarëve aktualë t’i shtohen dhe sa më shumë të tjerë në aktivitetet në vazhdim.