LibreOffice: Localization Sprint nr.5

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Këtë të shtunë vjen sërish LibreOffice Localization Sprint. Duke dashur ta kthejmë në një traditë brenda Open Labs, ky aktivitet mbërrin kështu në herën e tij të pestë. Kontribues të ndryshëm në platformën LibreOffice do të mblidhen në një tjetër Sprint, për të ndihmuar e përshpejtuar njëkohësisht përkthimin e kësaj pakete kompjuterike në gjuhën shqipe.

Për të gjithë lexuesit e këtij post-i, që hasen për herë të parë me nocionin e kësaj platforme rishpjegojmë me pak fjalë, se ç’është LibreOffice (LO)?
LibreOffice është një paketë programesh kompjuterike me kod burimi të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation. Qëllimi kryesor i këtij programi open source është të zëvendësojë Microsoft Office. Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të dhënash si dhe formulimim e veprimeve dhe llogaritjeve matematikore.

Detaje

  • Kur: 24 tetor 2015 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit

Një tregues për vijimësinë e punës janë dhe shifrat nga eventi i fundit i zhvilluar më datë 8.10.2015. Rezultatet vijojnë si më poshtë:
Anëtari i parë: 90 fjalë të përkthyera
Anëtari i dytë: 55 fjalë të përkthyera
Anëtari i tretë: 46 fjalë të përkthyera
Anëtari katërt: 42 fjalë të përkthyera

Kemi arritur në këtë mënyrë në shifrën 233 fjalë të përkthyera vetëm brenda ditës së cilës po i referohemi, ndërsa kujtojmë, se gjatë gjithë muajit tetor deri më tani janë përkthyer 330 .
Gjithashtu kujtojmë, se për të rejat e fundit lidhur me zhvillimin e komunitetit të LibreOffice në Shqipëri na ndiqni në faqen zyrtare të LibreOffice në Facebook këtu: https://www.facebook.com/libreofficealbania.