LPI Open Day & Fedora Linux install-fest në Universitetin e Durrësit

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Takim i komunitetit Open Labs dhe grupit të punës Linux Professional Institute Albania me studentët e Universistetit të Durrësit Aleksandër Moisiu.

Takimi do të fillojë me prezantimin e komunitetit Open Labs, ideologjinë free libre open source, projektet e ndryshme si dhe përfshirja në komunitet.
Në vijim, do të prezantohet Linux si sistem operativ, rëndësinë e përdorimit të Linux dhe hyrje në një nga distrot më të njohura: Fedora.
Do të vijojmë me prezantimin e projektit LPI Albania, mundësite e certifikimit në Linux dhe diferencimit në tregun e punës. Mbyllim takimin tonë me instalime Linux në laptop të studentëve që janë të interesuar.

Ja axhenda e takimit:

  • 15:30 – 15.45 prezantim i Open Labs Hackerspace
  • 15.50 – 16.15 Fedora 101
  • 16.20 – 16.45 LPI Albania
  • 16.50 – 17.15 Linux Install Fest.

Të gjithë janë të mirëpritur në këtë aktivitet.

Detaje

  • Kur: 16 janar 2015 @15.30
  • Ku: Universiteti i Durrësit, Aleksandër Moisiu

Ndërlidhje

Raport i eventit