Kick Off RGSoC 2017 - Celebration

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Ejani të festojmë këtë të shtunë në Open Labs Hackerspace dhe të njihemi me një nga programet më interesante verore në lidhje me kodimin për vajzat.

Rails Girls Summer of Code është programi që synon të nxisë diversitetin në Open Source që nga viti 2013. Ekipet e përzgjedhura në këtë program marrin një bursë tre mujore për të punuar në projekte të ndryshme open source. Këtë vit dy nga anëtaret e Open Labs Hackerspace do të jenë pjesë e internshipit të mundësuar nga Rails Girls Summer of Code, të cilat do të fillojnë punën nga 1 Korrik deri më 30 Shtator, për projektin Nextcloud ku do të merren me contact app, website dhe documentation.

Gjatë aktivitetit ato do të na tregojnë më tepër detaje rreth këtij programi, si vajzat mund të bëhen pjesë e tij dhe cilat janë projektet që mund të kontribuojnë. Gjithashtu do të ketë një video call me organizatorët e Rails Girls Summer of Code, me mentorin dhe coaches të projektit të Nextcloud. Jeni të gjithë të mirëpritur për të diskutuar dhe festuar me ne. Mund të jeni ju pjesëmarrësit e ardhshëm në raundin tjetër të RGSoC!

Detaje

  • Kur: 1 Korrik 2017 @ 18:00
  • Ku: Open Labs Hackerspace

Ndërlidhje