Identihub workshop

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Identihub është një software me kod-burim të hapur (ndodhet në GitHub) në të cilin mund të hostosh asetet vizuale për brandin tënd. Me “asete” nënkuptohet gjithçka që lidhet me detaje rreth brandit si logo, font, ngjyra dhe ikona të ndryshme. Identihub ka një version demo por mund t’a hostoni edhe vetë në serverin tuaj.

Deri më tani Identihub është prezantuar në konferenca si FOSDEM dhe Chaos Communication Congress (CCC). Në këtë event do bëjmë një overview të kësaj platforme dhe do shohim se si mund të krijojmë projektin tonë në demo.

Në pjesën e dytë do kemi një prezantim rreth Usability Research nga Renata Gegaj e cila po vjen nga Prishtina. Renata ka punuar për Usability gjatë internshipit të saj me projektin GNOME në Outreachy 2 vite më parë.

Do të ketë plotë stickers për të gjithë!

Detaje

  • Kur: 14 korrik 2018 @ 18:00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: PO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevoje të kem qenë në eventet e mëparshme: JO.


Ndërlidhje

Forum: https://forum.openlabs.cc/t/identihub-workshop/1229

Organizator

  • Mariana Balla
  • Elio Qoshi
  • Redon Skikuli
  • Anxhelo Lushka