Guidë Shkrimi

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
This page contains changes which are not marked for translation.

Other languages:
English • ‎shqip

Në Open Labs ne përpiqemi të krijojmë një mjedis të decentralizuar, ku çdo anëtar ka mundësinë dhe ftohet të ndihmojë në formimin e përvojave për të gjithë komunitetin. Kjo do të thotë që shpeshherë çdo anëtar ka të njëjtat privilegje në kanalet tona të komunikimit, çka na mundëson një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi në komunitet, por edhe në mospërputhje në mënyrat si komunikojmë, dokumentojmë dhe në përgjithësi perceptojmë gjëra të ndryshme brenda komunitetit. Për këtë arsye kemi filluar krijimin e një guide stilistike për pjesën e shkrimit në kanalet ku është prezent Open Labs. Kjo përfshin emrat e eventeve, titujt e Blog posteve, përmbajtjen në media sociale dhe jo vetëm.

Titujt

Titujt duhet të jenë të drejtpërdrejtë dhe të paanshëm, pa tone subjektiviteti (derisa të jetë e nevojshme). Fjalët e panevojshme duhet të shmangen, sa më pak, aq më mirë, pra përpiquni t'i mbani tekstet e shkurtra dhe titujt me sa më pak fjalë.

Kapitalizimi

Për të gjithë titujt (përfshirë Menutë, faqet Wiki, titujt e Blog posteve) përdorim Kapitalizim Titulli. Në përgjithësi, rregullat e mëposhtme të kapitalizimit vlejnë për të katërta stilet e kapitalizimit:

  • Kapitalizo fjalën e parë të titullit
  • Kapitalizo fjalën e fundit të titullit
  • Kapitalizo fjalët e rëndësishme në titull

Fjalët e rëndësishme të pikës së mësipërme janë në përgjithësi:

  • Mbiemra (i vogël, e madhe, etj.)
  • Ndajfolje (qetë, ngadalë, etc.)
  • Emra (tablet, kuzhinë, libër, etj.)
  • Përemra (ata/ato, ta/to, të gjithë, etj.)
  • Lidhëza nënrenditëse (prej, që/se, ndonëse, etj.)
  • Folje (shkruaj, krijoj, përkthej, etj.)

Ndërkohë që fjalët e mësipërme zakonisht kapitalizohen në tituj pavarësisht stilit, ka disa fjalë që në përgjithësi nuk kapitalizohen. Këtu përfshihen lidhëzat e nyjet, pjesëzat:

  • Nyjet (i, e, tẽ/së)
  • Lidhëzat bashkërenditëse (dhe, por, për)
  • Pjesëzat e shkurtra (më pak se 5 shkronja) (te -- tek kur fjala pasardhëse fillon me zanore --, prej, nga)

Shembull

GABIM: Takim anëtarësh Open Labs - janar

SAKTË: Takim Anëtarësh Open Labs - Janar

Dhe

Në tituj preferohet përdorimi i simbolit & në vend të fjalës "dhe".

Shembull

GABIM: LibreOffice Month 2017 - Collabora Online dhe Nextcloud

SAKTË: LibreOffice Month 2017 - Collabora Online & Nextcloud

Rendi logjik

Për të lehtësuar leximin e shpejtë, titulli preferohet të fillohet me emrin e temës/projektit për të cilin bëhet fjalë. Lloji i aktivitetit ose detaje të tjera duhet të vendosen më pas.

Shembull

GABIM: Workshop mbi Quad9

SAKTË: Quad9 Workshop

Shënim: Mund të bëhen përjashtime për disa raste. Konsultohuni me anëtarë të tjerë nëse nuk jeni të sigurt, ose ndiqni linjën.

Numrat e Edicioneve

Shpeshherë, sidomos për evente, numri i eventit vendoset në titull, për të paraqitur edicionin. Në të kaluarën nuk ka pasur rregulla të qarta dhe përdoreshin varietete të "Nr1, nr 1 dhe #". Sidoqoftë, mënyra e saktë për të treguar edicionet është Nr.1. Duke qenë se është e përshtatshme me kapitalizimin e titullit dhe meqë # nuk funksionon në MediaWiki, është zgjidhja më e përshtatshme.

Shembull

GABIM: Red Hat Career Day #2

SAKTË: Red Hat Career Day Nr.2