Google Summer of Code dhe Outreachy në Fedora

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Këtë të shtunë do të prezantojmë në Open Labs Hackerspace dy mundësi internshipi për të gjithë ata që duan të përfshihen më shumë me projektet open source.

Një nga mundësitë është Outreachy. Outreachy ofron praktika tre mujore për njerëzit nga grupet tradicionalisht të nënpërfaqësuara në teknologji. Praktikantëve u paguhet një pagë mujore dhe punojnë në distancë me mentorë nga komunitetet e softuerit të lirë dhe të hapur (FOSS) në projekte që variojnë nga programimi, përvoja e përdoruesit, dokumentimi, ilustrimi dhe dizajni grafik, deri te shkenca e të dhënave. Praktikantët shpesh gjejnë punësim pas stazheve të tyre me sponsorët e Outreachy ose në vende pune që përdorin aftësitë e FOSS që mësuan gjatë praktikës së tyre.

Mundësia tjetër është Google Summer of Code. Google Summer Code është një program global i fokusuar në futjen e studentëve në zhvillimin e softuerëve me burim të hapur. Studentët punojnë në një sistem të programimit 3 mujor me një organizatë e cila zhvillon software me kodburim të hapur gjatë pushimit të tyre nga universiteti. Që nga fillimi i tij në 2005, programi ka sjellë së bashku 13,000 pjesëmarrës studentë dhe 12,000 mentorë nga mbi 125 vende në mbarë botën. Google Summer Code ka prodhuar 33,000,000+ rreshta kod për 608 organizata softwari me kodburim të hapur.

Gjatë eventit do të fokusohemi te mundesitë e kontribuimit specifikisht në projektin Fedora duke shpjeguar më shumë detaje për projekt idetë që Fedora ka vendosur për pjesëmarrësit në këto dy internshipe, procesi i aplikimit, kontributet e domosdoshme që duhet të keni për këto projekte, mënyra e komunikimit etj. Nese keni filluar të kontribuoni por keni paqartësi ose ju duhet ndihmë për diçka atëherë ky event do jetë një mundësi shumë e mirë për ju për të kërkuar ndihmë.

Do ju sugjeronim që para eventit t'i hidhni një sy projekt ideve në Fedora për Outreachy dhe Google Summer of Code, dhe aftësitë që duhen për secilën në mënyrë që të kemi më shumë pyetje konkrete për projektet nga ju:

Detaje

  • Kur: 17 mars 2018 @ 16.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: JO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: PO;
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Ndërlidhje

Organizatorët

  • Jona Azizaj

Raport i eventit