Geek Bazaar i fundvitit nga Open Labs

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Të Shtunën me 28 dhjetor në orën 15:00 në Tirana Ekspres

Një minitreg i organizuar nga komuniteti i promovimit të kulturës Free Libre Open Source, Open Labs në ambientet e Tirana Ekspres ku mund të gjeni materiale për geeks, nerds dhe apasionantë të kultues Free Libre Open Source. Disa nga artikujt dhe elementët e tezgave dhe të aktivitetit:

  • arcade games
  • stickers (kujt nuk i pëlqejnë stickers?)
  • badges (ideale për tu vendosur në cantat e shkollës tipit eastpack)
  • bluze mega të limituara origjinale Mozilla Firefox
  • canta shpine origjinale nga konferenca botërore e distribucionit Linux openSUSE dhe Mozilla
  • distribucione të ndryshme sistemesh operative open source si Fedora, Ubuntu, Linux Mint dhe te tjera.
  • komponentë per Arduino dhe Raspberry Pi
  • collectibles dhe lojra të vogla te ndryshme nostalgjike
  • 11 edicionet e para të revistes PC World në shqip për ankand
  • një ndër SURPRIZAT: bëni portretin tuaj nga artistët tanë dhe përdoreni atë si avatar për profilin e rrjeteve sociale
  • muzike në sfond nga miqtë e Tirana Ekspres

Fitimet do shkojnë për përmirësimin e Open Labs Hackerspace, komunitetit Free Libre Open Source Software në Shqipëri. Do të jenë të pranishëm edhe perfaqësuesit e komunitetit Open Labs, Mozilla Albania dhe do të mund të bëni një serë bisedash mbi teknollogjitë dhe kulturën open source, për Firefox OS (ku do të jenë edhe disa telefona Firefox OS për prezantim), WikiAkademinë Shqiptare, Wikipedia etj.

Organizuar me iniciativen e Open Labs dhe mbështetur nga miqtë e komunitetit alternativ kulturor Tirana Ekspres.

Ju presim për te festuar së bashku në një atmosferë geeky! Shihemi te shtunen ne oren 15:00 😉

Detaje

  • Kur:
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit