Fuqizimi i public domain & creative commons në Shqipëri: Bisedë e hapur

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Takimi i parë me temë mundësinë e krijimit të një strukture që promovon licensat Creative Commons dhe public domain në Shqipëri dhe (përse jo) dhe në Kosovë. Vizioni i iniciatorëve është që të krijohet Creative Commons Shqipëri dhe Kosovë në një të ardhme të afërt me qëllim fillestar informimin e publikut dhe vendimarrësve rreth licensave që ofrojnë një përputhje të realitetit internetocentrik dhe ligjeve te prapambetura në kohë. Një iniciativë e tillë ka akoma më tepër interes pas iniciativës qeveritare për ligjin e ri të të drejtave të autorit në Shqipëri. Takimi është i hapur për të gjithë.

Creative Commons (ose shkurt CC) është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në zgjerimin e kapacitetit të operuesve të kreativitetit të mundshëm dhe përdorimin e tij nga të tjerë edhe për të dhënë mundësinë për të ndërtuar, siç ka ndodhur më para se të shfrytëzohej ligji i i të drejtave të autorëve, te puna e të tjerëve në respektimin e plotë të ligjeve.

Detaje

  • Kur: 5 mars 2016 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit