Fedora women day

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Fedora Women Day është një ditë feste, me anë të së cilës synohet të rritet ndërgjegjësimi për rolin e kontribueseve femra në Projektin Fedora dhe në komunitetet open source në përgjithësi.
Ne, komuniteti i Open Labs Hackerspace, do të bëhemi pjesë e këtij organizimi me dëshirën që të mbledhim së bashku kontribueset femra të komunitetit Fedora dhe jo vetëm, ato që janë aktualisht pjesë e komunitetit por edhe ato që dëshirojnë të bashkohen në të ardhmen.
Kështu mund të njihemi më mirë së bashku, të degjojmë historitë si edhe të njohim arritjet e gjithësecilave. Duke treguar historinë tonë dhe duke shpjeguar se pse ne vetë vendosëm të beheshim pjesë e një komuniteti që promovon filozofinë open source ne mund të motivojmë edhe shume vajza të tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe gjithashtu mund ti tregojmë sesa fantastike një eksperiencë e tillë mund të jetë. Pra, mos hezitoni të na bashkoheni ditën e martë, në ambjentet e Open Labs Hackerspace.
Gjithashtu do ketë muzikë dhe snacks.

PS: Mos harro të shtosh veten në wikin e Fedora-s: Fedora Women Day’16 at Open Labs Hackerspace

Detaje

  • Kur: 19 korrik 2016 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit